TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Dhjetor 2025, 12:03

Berisha alarmohet nga foltorja e Salianjit në Durrës: Takime për qëllime personale, s’kanë lidhje me PD

Shkruar nga Pamfleti
Berisha alarmohet nga foltorja e Salianjit në Durrës: Takime për
Berisha alarmohet nga foltorja e Salianjit në Durrës

Kreu Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë më gazetarët ka folur për takimet e Ervin Salianjit me më të votuarit e PD në primare.

I pyetur për qëndrimet e tij, lidhur me këto takime që Ervin Salianji ka zhvilluar me më të votuarit, Berisha tha se çdo aktivitet që zhvillohet jashtë forumeve të Partisë Demokratike, nuk mund të ketë ndikim në PD.

Gjithashtu u shprehse çdo aktivitet jashtë forumeve është strikt privat, pa asnjë efekt në PD.

“Asnjë aktivitet jashtë forumeve të PD nuk mund të ketë ndikim më të vogël në PD. Çdo aktivitet jashtë forumeve është strikt privat pas asnjë lidhje me PD. PD është parti me statut, institucione dhe forume. PD do të ketë një debat të hapur për cilindo anëtar dhe drejtues. Për qëllime private personale, organizohen takime janë vetëm në interes të vetin dhe nuk kanë asnjë lidhje me partinë. Ky rregull është për çdo forcë politike në botë", tha ai.

Megjithëse e cilësoi një aktivitet për interesa personale, Berisha nuk iu përgjigj pyetjes nëse do t’i përjashtonte pjesëmarrësit në foltoren e Salianjit.

“Janë në funksion të këtij apo interesi, kjo mbetet për tu parë. PD ka kryesinë, Këshillin Kombëtar e deri te seksioni. Të gjithë kanë filluar të mblidhen për të bërë analizën e punës. PD ka dy objektiva kryesore, së pari po denoncon çdo ditë megaaferën korruptive të tunelit të Llogarasë; së dyti po merret me analizën e punës së saj pas vlerësimit ndërkombëtar që damkosi zgjedhjet”, u shpreh kryedemokrati.

berisha alarmohet nga foltorja e salianjit në durrës

Lini një Përgjigje