TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Janar 2024, 17:59

Berisha mbeti në arrest shtëpie, avokati Gjokutaj: Vendim politik, do ta ankimojmë

Shkruar nga Pamfleti

Berisha mbeti në arrest shtëpie, avokati Gjokutaj: Vendim politik, do

Pas vendimit të apelit për të lënë në arrest shtëpie ish-kryeministrin Sali Berisha, avokati i tij Genc Gjokutaj paralajmëron se do të bëjë recurs në Gjykatën e Lartë.

Në një intervistë televizive Gjokutaj tha se masa ndaj Berishës duhej të shfuqizohej pasi ish-kryeministri nuk po i shmanget as proçesit gjyqësor dhe as hetimit.

“Masa ndaj Berishës duhej të shfuqizohej, jo të shtrëngohej më tej. U shkel Kushtetuta, Berisha nuk i shmanget as proçesit gjyqësor, as hetimit. Qëllimi nuk është aspak në dobi të ligjit, por krejtësisht politik, adresuam shkeljet e rënda proçeduriale, do të bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë”, tha Gjokutaj në një intervistë për Top Channel.

Seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit u zhvillua sot dhe la në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

sali berisha arrest shtepie genc gjokutaj

Lini një Përgjigje