TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Mars 2026, 14:29

Berisha: Rama firmosi letrën famëkeqe me të damkosurin Vuçiç, i tha BE se nuk më duheni ju

Shkruar nga Pamfleti

Berisha: Rama firmosi letrën famëkeqe me të damkosurin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po shmang përballjen me drejtësinë për atë që ai i cilëson si afera korruptive.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se Rama, sipas tij, po shkel ligjin dhe normat për të mbrojtur veten dhe pushtetin e tij.

“Edi Rama ka vendosur të shkelë cdo ligj, çdo normë për të mbrojtur veten e tij. Në asnjë rrethanë ai nuk pranon të ulet para prokurorëve për aferat e panumërta korruptive që ka. Kjo që zhvillohet është vetëm aparenca, natyrisht të dytë ky komb hajdute si Lubi Balluku nuk ka patur në të gjithë historinë e tij. Por nuk është cështja e Ballukut, por është çështja e Edi Ramës”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD komentoi gjithashtu një shkrim të kryeministrit Rama lidhur me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, duke e kritikuar për qëndrimin e tij në raport me Bashkimin Europian.

Sipas Berishës, ndërhyrjet e fundit të komunitetit ndërkombëtar për të mbrojtur rendin kushtetues dhe funksionimin e institucioneve në Shqipëri janë injoruar nga qeveria.

“Pas ndërhyrjeve të fundit të fuqishme të komunitetit ndërkombëtar, për të mbrojtur në Shqipëri rendin kushtetues, shtetin ligjor, ndarjen e pushteteve, funksionimin e sistemit të drejtësisë, si kusht i të gjitha kushteve për ecjen drejt BE, të gjitha këto ranë në vesh të shurdhër. Të gjitha këto Rama i shumëzon me interesin e tij personal dhe të pushtetit të tij.

Në kundërpërgjigje në rrafshin ndërkombëtar ai firmosi letrën famë keqe me të damkosurin Aleksandër Vuçiç, duke i deklaruar Evropës, BE se nuk më duheni ju, por Vuçiçi. Me Vuçiçin BE gjatë këtyre muajve ka pasur një debat të fortë dhe aktiv, me të cilin i ka përcaktuar atij të gjitha qëndrimet mospajtimet e BE me Beogradin e Vuçiçit.

Vuçiç akuzohet si një nga organizatorët e Safarit të Sarajves. Ka organizuar gjahun e njerëzve në Sarajevë. Një mashtrues i paskrupullt që betohej se nuk ka pasur automatik, por videot e tij janë botërisht të njohura”, tha Berisha.

 

1 Komente

  1. T
    Tony

    Qe kur kam mesuar qe Luigj Gurakuqi e Fan Noli jane zene me grushta per idete e tyre te ndryshme ideollogjike i kam bere mutin kombit e races time. Qe ate dite me vjen turp qe jam Shqiptar. Kur me pyesin, nga je, u pergjigjem, nga planeti Earth. Ngushullim gjej vetem kur Nenes e Babes ju le lule mbi varr.

    Lini një Përgjigje