
Ish kryeministri, Sali Berisha, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar ka deklaruar se Edi Rama kërkon që të asgjësojë opozitën, ndërsa e krahasoi atë me diktatorit Enver Hoxha.
Gjatë fjalës së tij Berisha tha se hapja e çështjes gjyqësore ndaj tij dhe dhëndrit të tij e ka zabafilëën në vitin 2021. Sipas tij, nëse do të kishte pranuar ofertën e Ramës për bashkëqeverisje, ai sot nuk do të ishte non-grata dhe dhëndri i tij nuk do të ishte në burg.
“Kjo histori për të cilën jemi sot këtu, fillon në prillin e 2021, kur zgjedhjet ishin mbyllur në tavolinë, pavarësisht nga lumenjtë e djersës së popullit opozitar. Kërkoi uratën e Berishës për bashkëqeverisje… Nëse do pranoja atë kontratë sot nuk do isha non-grata, nuk do kisha dhëndrin padrejtësisht në burg. Por si ta pranoja këtë pazar me Ramën? Pluralizmi është fëmija im, s’mundet kurrë që unë të bëja një kompromis të tillë për të asgjësuar pluralizmin që sollën më ’90. Pasi refuzova këtë propozim, Rama shtiu plumbin e radhës ndaj opozitës”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje