TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Nëntor 2025, 10:24

Berisha sërish në SPAK, militantët e presin jashtë: Rrofsh sa malet!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha sërish në SPAK, militantët e presin jashtë: Rrofsh
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në SPAK në kuadër të masës së sigurimit “detyrim paraqitje” të vendosur ndaj tij.

Sapo ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ai është mirëpritur nga disa simpatizantë, të cilat brohorasin: ‘O Sali, o hero. Rrofsh sa malet’.

Ish-kryeministri Berisha përballet me akuzën për korrupsion, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi akuzohen për përfshirje në korrupsion dhe veprime të paligjshme për pastrimin e parave. 

 



 

Lini një Përgjigje