TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Nëntor 2025, 17:50

Nora Malaj: Fatos Nano jetoi në këto 73 vite me forcën e fjalës dhe veprimit

Shkruar nga Pamfleti

Nora Malaj: Fatos Nano jetoi në këto 73 vite me forcën e

Pedagogia Nora Malaj ka folur pas ceremonisë mortore dhe përcjelljes në banesën e fundit të Fatos Nanos. Ajo u shpreh se sot është një ditë e trishtë pasi ka humbur jetën lideri historik i Partisë Socialiste.

Malaj shtoi se Nano jetoi në këto 73 vite më forcën e fjalës dhe forcën e veprimit.

“Sot është një ditë e trishtë sepse ka humbur jetën lideri historik i Partisë Socialiste. Rrafshi 3D i figurës së Nanos është shumë interesant. Duke dëgjuar fjalët për të, kuptova dimensionet e tij. Njeriu është një qenie kalimtare dhe jo i përsosur. Sot ishte një ditë e fortë reflektimi në përcjelljen që i është bërë Nanos jo vetëm nga politika. Nano jetoi në këto 73 vite me forcën e fjalës dhe me forcën e veprimit”, tha ajo për “Ora News”.


Lini një Përgjigje