
Kreu demokrat Sali Berisha, gjatë një konference për mediat, e konsideroi të paligjshëm rrethimin që i është bërë godinës së News24 nga forca policie e ushtrie. Ndërsa akuzoi Kryeministrin Edi Rama si urdhëruesin e këtij veprimi pa asnjë bazë ligjore, Berisha shprehu solidaritetin e tij më të plotë dhe të PD, me gazetarët dhe punonjësit e Focus Media Group, të cilët janë subjekt i një agresioni të vërtetë banditesk të atij që e quajti “Ramaduro dhe narkoshtetit të tij.
“News24 shënon televizionin e tretë viktimë e Edi Ramës, bastard i xhelatit Kristaq Rama, që firmosi më 10 gusht të vitit 1988 varjen në litar të disidentit Havzi Nela, vetëm e vetëm për fjalën e lirë, vargjet e lira, mendimin e lirë.
News24 dhe Focus Media Group, ishin nga të paktat media shqiptare, të cilat me përpjekje të mëdha ruanin një pavarësi në lajmet, në debatet, në investigimet e tyre. E vërteta është që, ky ekip e tronditi me emisionet e tij Edi Ramën dhe organizatën e tij kriminale, qeverinë.
Nuk ka absolutisht asnjë bazë ligjore rrethimi, ndërprerja e sinjalit, shkëputja e kabllove të transmetimit, që Edi Rama ka realizuar këto 3 ditë ndaj televizionit.
Në ndërtesën ku ndodhet televizioni News24, kontrata është gjer në 2033, siç e kanë pohuar vet organet zyrtare. Për pjesën tjetër të ndërtesës ku ndodhen media të tjera të Focus Group, qiraja është paguar edhe në muajin korrik.
Ka një proces gjyqësor midis palëve, sepse kemi të bëjmë me tjetërsime pronash, dhe natyrisht, ligji vepron, njeh të drejtën e parablerjes të atij që e administron pronën.
Të gjitha këto, janë akte atentate të rënda ndaj fjalës së lirë, janë përpjekje për të vendosur, për të shuar çdo zë kundër çdo burimi të pavarur, çdo hetimi gazetarësk të pavarur nga Edi Rama dhe organizata e tij kriminale.
Dënoj me forcën më të madhe në emër të PD këto akte tiranike të narkoshtetit të Ramaduros, dhe kërkoj rikthimin e menjëherëshëm të sinjalit, veprimtarisë normale të gazetarëve dhe punonjësve të Neës 24 dhe mediave tjera të këtij grupi”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje