TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Nëntor 2023, 23:00

Berisha: Veliera që tentoi të rrëmbente Gjergj Luca, e ndjekur nga italianët për kokainë!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha: Veliera që tentoi të rrëmbente Gjergj Luca, e ndjekur
Berisha dhe Gjergj Luca

Berisha ka folur mbi skandalin e pak ditëve më parë, ku Gergj Luca tentoi të rrëmbente një velierë të sekuestruar nga policia...

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë detaje sot mbi skandalin e pak ditëve më parë ku një velierë në Sarandë u tentua të rrëmbehej nga peshkatarët e oligarkut të peshkut, Gjergj Luca.

Ky i fundit pretendon se ka ka gjetur në det velierën dhe pavarësisht se ka një masë sekuestro, tentoi ta largonte nga moli ku qëndronte, përmes disa peshkatarëve të tij nga Egjipti.

Por sipas Sali Berishës, ajo velierë është përdorur për trafik kokaine. Deklarata e tij u bë në një emision televiziv, teksa po fliste mbi rrëzimin e kërkesave të opozitës mbi komisionet hetimore.  

Janë komisionet hetimore për investitorët strategjikë. Për Pëllumb Gjokat. Për Gjergj Lucat. E morët vesh se çfarë ishte veliera e tij? Për kokainë. E ndjekur nga italianët për kokainë. Veliera e Gjergj Lucës. Ky është miku më i ngushtë i Ramës. I përzien peshkun me erëza ta tjera. Ky merr detin. Është investitor strategjik ky. Ai prokurorinë e blen me një arkë peshk”, tha ai në “News 24”.  

Më 15 nëntor, uniformat blu njoftuan se janë vënë në pranga 5 shtetas, ku katër prej tyre ishin egjiptianë, pasi kishin rrëmbyer një velierë të sekuestruar.  Por policia nuk ka treguar faktin se pas kësaj grabitjeje fshihet një emër si Gjergj Luca.

Në prangat e policisë ranë: Andon Nako, Mohamed Elshamy, Samir Ghonim, Abdou Elzantaëy dhe Ibrahim Aboushahin. Ata tentuan të merrnin mjetin lundrues duke e tërhequr me një mjet tjetër peshkimi. Por sipas informacioneve, të arrestuarit janë pjesë e kompanisë “Rozafa Fish”, kompani e cila ka marrë krejt monopolin e peshkimit në vend. Kompani që drejtohet nga oligarku, Gjergj Luca.

Nëse kthehemi pas, historia bëhet më interesante. Në muajin qershor 2023, një anije veliere, 15 metra e gjatë me mbishkrimim “Bavaria 50”, që nuk dihej se kujt i përkiste, është gjetur në ujërat neutralë, rreth 51 milje larg ishullit të Siçilisë në Itali.

Veliera e braktisur nuk kishte njerëz në bord, por brenda janë gjetur bidona uji dhe ambalazhe të ndryshme, ç’ka ngriti dyshime se mund të ishte përdorur për trafikimin e klandestinëve nga Lindja e Mesme ose lëndësh narkotike.

Por e dini kush e zbuloi? Një anije peshkimi e kompanisë së Gjergj Lucës, pra e “Rozafës”.

Kapiteni i saj ka njoftuar Kapitenerinë e Siçilisë dhe Delta Forcën e Policisë Italiane, të cilët kanë kryer kontrollin fizik, gjatë të cilit nuk kanë konstatuar sende të kundraligjshme. Më pas veliera është marrë nga kapiteni i “Rozafës” dhe më 14 qershor, mjeti lundrues mbërriti në portin e Limionit në Sarandë, ku u sekuestrua nga Policia Kufitare. Që prej asaj kohe mjeti ka qenë i bllokuar. Vetë Luca e pranoi se kishte tentuar ta rrëmbente, me argumentin se e ka gjetur ai dhe ligji i jep të drejtën e pronësisë.

Lini një Përgjigje