TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shtator 2025, 10:22

Bllofi i Edi Ramës me hapjen e PS: Asnjë i ri në rol drejtues

Shkruar nga Pamfleti
Bllofi i Edi Ramës me hapjen e PS: Asnjë i ri në rol drejtues
Edi Rama /

Premtimi për hapjen e PS-së u shua sapo u formua kabineti: të rinjtë u lanë jashtë, ndërsa ministrat dhe drejtuesit janë të njëjtët emra të konsumuar prej katër mandatesh...

Edi Rama e mbështeti fushatën e 11 majit në parullën e rinovimit të Partisë Socialiste, hapjes së saj dhe zëvendësimit të skuadrës në gati 50 për qind.
Por kur u formua qeveria e re, Rama nuk emëroi asnjë personazh nga rishtarët e grupit parlamentar, përveç dy-tre emrave që nuk kanë lidhje me këtë funksion, pasi janë pjesë e tarafit dhe klanit të tij personal.

E gjithë qeveria e katërt e Ramës është e mbushur me “ndryshkun e vjetër”, të konsumuar nga abuzimi me pushtetin, që nga numri një e deri tek ministri më i fundit. Të gjithë janë emra të ricikluar nga kabinetet e mëparshme. Edhe ata që paraqiten si të rinj, si Besfort Lamallari, kanë dy mandate si zv.ministër, ndërsa ministri i Bujqësisë ka qenë kryebashkiak i Cërrikut.

Edhe drejtimi i komisioneve parlamentare, që në teori u takon deputetëve të rinj të PS-së, iu dha po “veteranëve” të qeverisë: Fatmir Xhafës, Ulsi Manjës, Igli Hasanit, Anila Denajt, Arbër Maznikut, Damian Gjiknurit apo Taulant Ballës.

Rama nuk i dha asnjë rol emrave që i solli në Tiranë me profil kritik, si Erion Braçe. Edhe pse i besoi zonën më të rëndësishme të Tiranës, njësinë nr. 5, Braçe nuk u emërua as në drejtim të grupit parlamentar, as në komisionin e ekonomisë, as në ndonjë post ekzekutiv. Ky është një sinjal politik: Rama toleron një zë “mistrec”, por nuk e promovon. Modeli i tij për promovim është i qartë: bëhesh zv.ministër apo prefekt nëse në daljet televizive e quan Ramën “gjeni” ose “vizionar”. Nëse e rrit dozën e servilizmit, si disa prej “luleshtrydheve” të kabinetit, arrin të bëhesh ministre dhe nuk lëviz më prej aty.

Ndërkohë, kushdo i ri që ka ardhur me profil normal politik, pa u servilosur dhe duke guxuar të dalë në emisione pa urdhrin e propagandës, është ndëshkuar. Prova më e qartë është Lavdrim Krashi. I sjellë nga Britania e Madhe si drejtues në komunitetin e diasporës, fillimisht u emërua kreu politik i qarkut Dibër. Por më pas u ç’gradua gradualisht deri në përjashtimin nga lista e 11 majit.

Krashi, edhe pse ishte një nga deputetët me imazh të pastër dhe që kishte denoncuar publikisht zyrtarë të korruptuar, nuk u rikandidua. Asnjë shkak nuk iu dha, përveç thashethemeve që qarkullonin pranë establishmentit të Ramës: “I hëngri goja”, thoshin. Domethënë, foli më shumë seç duhej. Një koncept i ngjashëm me omertën e mafies siçiliane: “Foli kur duhet të heshte.”/Pamfleti

bllofi i edi ramës hapja e ps të rinjtë

Lini një Përgjigje