TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Nëntor 2023, 12:47

Braçe flet për 'aferën Partizani': Bota po takson miliarderët, ne nuk ndalojmë dot korrupsionin me pronat

Shkruar nga Pamfleti
Braçe flet për 'aferën Partizani': Bota po takson
Erion Braçe

Deputeti socialist Erion Braçe tha sot në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë, e cila po zhvillohet online, se është marramendës fakti që nuk po bëhet asgjë për të ndalë korrupsionin me pronat, ndërsa bota ka nisur të taksojë me 2% më të pasurit, duke nënkuptuar aferën e privatizimit të ‘Partizanit’.
Sipas Braçes ka nevojë për një reformë që duhet të taksojë ata që kanë pasuri marramendëse dhe jo ata që punojnë.
“Na duhet një reformë e të ardhurave. Nëse bota foli vjet për një taksë për fitimet mbi kapitalin ne akoma vazhdojmë diskutimet 15% tonë. Nëse bota po flet për një tatim 2% mbi ata që janë më të pasurit mbi elitën e të pasurve, ne nuk kemi kurajo. Nëse bota flet për taksim të pasurisë, të pronës, ne shkaktojmë trazim të të gjithë vendit ku një çështje marramendëse korrupsioni e që ka në thelb pronën nuk na sjellë në vëmendje faktin që nuk tatojmë.

Ore e kuptoni që të jesh pronar i një prone, nuk është turp, turp është ti shmangesh tatimit të asaj prone përmes favoreve që mund të vijnë nga politika fiskale apo përmes abuzimit duke i ikur ligjeve fiskale. Kështu do të vazhdojmë? Mburremi për një sektor ndërtimi që rritet e rritet, e rritet dhe e tatojmë nën atë që sektori duhet të paguaj. Na duhet një reformë që duhet të zhvendosim taksat tek ata që kanë pasuri marramendëse jo tek ata që kanë nga punësimi.”, tha Braçe.

Një ditë më parë, Braçe tha se afera ‘Partizani’ tregoi evazionin e frikshëm fiskal në ndërtim dhe propozoi se duhet të vendoset TVSH për trojet që blejnë ndërtuesit.

 

braçe

Lini një Përgjigje