TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Maj 2025, 12:55

Britania kampe në Shqipëri? Starmer lëvdata Ramës në konferencën LIVE: Urime fitoren! Privilegj të jem këtu

Shkruar nga Pamfleti

Sipas mediave në Londër, Starmer ka ardhur me një qëllim të qartë në Tiranë.

Britania kampe në Shqipëri? Starmer lëvdata Ramës në
Sir Keir Starmer dhe Edi Rama

Sir Keir Starmer është i pari kryeministër britanik që zhvillon një vizitë zytrare në Shqipëri. 

Në konferencën e përbashkët me kruen e qeverisë, ai uroi Ramën për fitoren në zgjedhje dhe i shprehu mirënjohjen për çështjen e emigracionit.

Në fjalën e tij, Starmer theksoi se ishte një nder i veçantë të ishte kryeministri i parë i Mbretërisë së Bashkuar që zhvillon një takim dypalësh në Shqipëri, duke e cilësuar këtë si një moment historik në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve.

“Është vërtet një privilegj që jam këtu si Kryeministri i parë britanik për një vizitë dypalëshe në Shqipëri. Kjo është një dëshmi e marrëdhënies së fortë që ekziston mes dy vendeve tona”, deklaroi Starmer.

Ai përgëzoi Kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhjet e fundit dhe vlerësoi bashkëpunimin dypalësh, veçanërisht në fushën e emigracionit.

“Urime për fitoren elektorale. Jam i lumtur që ndodhem sot këtu për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve tona, duke forcuar sigurinë në Europë dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo vizitë është një mundësi e shkëlqyer për të parë nga afër mënyrën se si bashkëpunojmë për sfida të përbashkëta, përfshirë çështjen e emigracionit,” u shpreh kreu i qeverisë britanike.

Sipas mediave në Londër, Starmer ka ardhur me një qëllim të qartë në Tiranë.

Mbretëria e Bashkuar po fillon bisedimet me vendet e tjera për të krijuar "qendër kthimi" jashtë shtetit për azilkërkuesit e dështuar, tha Sir Keir Starmer në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri, raporton BBC.

Kryeministri tha se qeveria do të fillojë diskutimet për dërgimin e azilkërkuesve jashtë vendit për përpunim pasi kërkesat e tyre të ishin refuzuar në Britani.

Sir Keir ka udhëtuar në Shqipëri për të njoftuar masat e mëtejshme për të goditur krimin e organizuar dhe imigracionin e paligjshëm, shkruan gjithashtu Financial Times.

Numri i njerëzve që kalojnë Kanalin ka kaluar 12,000 që nga janari, duke e bërë vitin 2025 në rrugën e duhur për të qenë një vit rekord./ Pamfleti

britania kampe në shqipëri starmer lëvdata ramës

Lini një Përgjigje