
Gunther Krichbaum, Raportuesi i CDU-së për Ballkanin Perëndimor ka përshëndetur sot kryetarin e PD-së, Lulzim Basha në Kuvendin Kombëtar.
‘PD përballet me tendenca përçarëse por forca krijohet me vendosmëri. Kudo që ne, si CDU mund të ofrojmë mbështetje: na njoftoni! Shqipëria ka mjaft parti që nuk i shërbejnë vendit por interesave personale të disa apo një individi, PD ne sherbim të qytetareve Shqipëria ka nevojë për një parti të fuqishme që vepron sipas vlerave europiane, lufton korrupsionin dhe zhvillon ekonominë. SPAK është kthyer tashmë në një histori të vërtetë suksesi!’- u shpreh ai.
Sot Partia Demokratike ka mbledhur Kuvendin Kombëtar në Pallatin e Sportit ‘Asllan Rusi’. Kryetari i PD Lulzim Basha përveç prekjes së statutit të PD-së, në vijimësi pritet t’i hapë rrugë ndryshimit të kupolës drejtuese, përfshirë Kreun e Grupit Parlamentar, që sipas statutit, zgjidhet në mesin e nënkryetarëve të partisë.
Lini një Përgjigje