
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj në një konferencë për gazetarët pas përplasjeve me aleatin e tij Endri Shabani për mandatin e deputetit në Tiranë, ka sqaruar lidhjet familjare të kandidatëve që ata kishin vendosur në listat e mbyllura në zgjedhjet e 11 majit.
Siç tregoi Lapaj, Ana Dajko e cila kandidonte në Tiranë është nëna e një prej kandidatëve në listë të hapur, ndërsa Kleana Xhuveli e cila kandidonte në Vlorë, është kushërira e parë e Lapajt.
Ndërkohë, Zeqir Kordhoni, është daja i Endri Shabanit, të cilin Lapaj e akuzon se po bllokon që ai të mos shkojë në Parlament, por sipas tij, mandatin e “Shqipëria Bëhet”, t’ia çojë Edi Ramës.
"Ju jeni të qarte që listat e mbyllura janë vendosur per të djegur dhe pet të pasur besim se do të ndodhte ndryshe, fatkeqësisht po e bllokon zoti Kordhoni.
Te gjithë ata që janë në lista janë familjarë të kandidatëve, Dajko, nëna e një prej kandidatëve tanë në Vlore, Xhuveli është kushërira ime e parë dhe është futur në listën e Tiranë për të djegur listën.
Tërë thelbi është se Kordhoni, daja i Shabanit, ka si qëllim që Adriatiku të mos vejë në Parlament dhe lista e hapur të mos aplikohet. Nuk ka problem kush e merr mandatin. Por, nuk mund t’ja lëmë Kordhonit atë mandat që të shkoj e t’ja çoj Edi Ramës për të bërë 84 mandate.
Rama ka tentuar që këto dy muaj të më çoj në vathën e vetë por unë nuk kam pranuar. Kjo po bëhet për të më ndalur në këtë rrugë dhe ne si lëvizje, ne duam garë dhe meritokraci", tha Lapaj.
Lini një Përgjigje