
Adriatik Lapaj, kreu “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka sfiduar publikisht Endri Shabanin e Nisma Thurje, që të japin të dy dorëheqjen dhe asnjë prej tyre të mos marrë mandatin e vetëm që fitoi koalicioni ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ në zgjedhjet e 11 majit.
Lapaj deklaroi se ekziston një marrëveshje e shkruar mes palëve, sipas së cilës mandati duhet t’i kalojë kandidatit më të votuar në listën e hapur.
Duke qenë se ai rezultoi i pari në renditje, Lapaj tha se kishte propozuar që ai, Shabani dhe Pano Soko të tërhiqeshin në mënyrë që mandati t’i kalonte Greta Ambelit, gruaja më e votuar e koalicionit në Tiranë.
“Kam pritur zbatimin e kësaj marrëveshjeje, por kur u informova se një nga kandidatët e zotit Shabani u tërhoq nga ky zotim, u bë e qartë se marrëveshja nuk po respektohej,” tha Lapaj.
Ai shtoi se koalicioni kishte hyrë në zgjedhje me një premtim të qartë ndaj qytetarëve: mandati do t’i kalonte kandidatit më të votuar.
“Ligji elektoral i padrejtë na detyroi të përdorim këtë mënyrë për të djegur listat e mbyllura. Më vjen keq që ky zotim tani po shkelen,” u shpreh ai.
Lini një Përgjigje