TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Korrik 2024, 15:23

Demokratët “qajnë” në Kuvend izolimin e Berishës, debate, përplasje dhe presione ndaj Altin Dumanit!

Shkruar nga Pamfleti

Demokratët “qajnë” në Kuvend izolimin e

Deputetët e PD kritika dhe "shigjetime" Dumanit për Berishën dhe dosjet nën hetim...

Kreu i SPAK, Altin Dumani është përballur me një presion të lartë sot në Kuvend. Ai prezantoi në seancë plenare raportin e institucionit që drejton për vitin që lamë pas, por deputetët e opozitës tentuan të “gozhdojnë” me pyetje, teksa nuk munguan dhe kritikat dhe presionet.

Tritan Shehu, Flamur Noka, Bujar Leskaj, Albana Vokshi dhe disa të tjerë nuk reshtën së “shigjetuari”, teksa e bënë të qartë se meraku i tyre më i madh është izolimi i Berishës.

Ai të cilit i dhimbset më shumë izolimi i Berishës ëhstë Tritan Shehu. Kur mori fjalën ai nuk dnali kritikat ndja Dumanit. “Përse Berisha mbahet i izoluar? Përse po shkelet Kushtetuta, a nuk mendoni se cenoni cilësinë e Kuvendit? Kur një prokuror shkel ligjet del se me urdhër kujt bëhet? Me urdhër të kujt u bë? Të kryeministrit, të dikujt tjetër? Kush fshihet pas kësaj loje? Po shkelni parimet me të katër këmbët, a nuk gjykoni se bëheni pjesë e politikës, duke e kthyer Berishën në një të burgosur politik?”, tha ai.

Ndërsa Dumani ju përgjigj: “Lidhur me rastin e parë edhe kjo çështje është në fazën e hetimit paraprak, ju pretenduat dhe parashtruat se nuk shkaqe apo kushte për caktim mase sigurie, referojuni vendimit të gjykatës, ju thoni se nuk ka akuzë, por edhe vetë vendimi i gjykatës e ka bërë të qartë veprën penale. Lëshuar akuza të rënda drejt spak dhe mua, nuk jam pjesë e politikës nuk kam asnjë lloj lidhje me politikën e kam ndërtuar jetën jashtë politikës, besoj që ka qenë një karrierë normale”.

Demokratët “qajnë” në Kuvend izolimin e

Në të njëjtën linjë ishte dhe Bujar Leskaj. Deputeti i PD e pyeti Dumanin nëse ndihet keq në lidhje me masën ndaj Berishës. Dumani tha se s’ka tagër të komentojë vendimin e gjykatës.

Arrestuat liderin e opozitës... Mbi bazën e atij shantazhi publik që u bëri Rama në kongresin e PS-së në prill të 2022, duke cituar se pse socialistëve po ju soste durimi. Në kallëzimin e tij Balla pretendonte se Begaja dhe familje të Tiranës ishin shpronësuar nga Shfeqet Vërlaci dhe Jako Vermoni. Hetuesit punuan në arkivë të shtetit ndonëse e kanë në VKM. Është vërtetuar se Balla në cilësinë e kreut të grupit të PS ka kryer kallëzim të rremë. A po e hetoni në gjendje të lirë. Po ju citoj përkufizimin e personit që konsiderohet i burgosur politikë. Ju vet si intektual si prokuror me karrierë të gjatë, si konsideroni Berishën, i përmbush kriteret për tu nominuar si i burgosur politik.  A nuk mendoni se Rama me shantazhin e tij ju futi në një grackë me një përplasje me opozitën? Ju nuk mund të doni liderin e opozitës”, tha Leskaj.

Dumani u përgjigj: “Kallëzimi ka shërbyer si indicie. Është vlerësimi i tyre në raport me përmbajtjen e kallëzuesit Taulant Balla. Si ndihem unë lidhur me vendimin e gjykatës për aktin mase të sigurisë. Nuk kam asnjë tagër dhe asnjë të drejtë të vlerësoj vendimmarrjen e gjykatës dhe shkallëve të gjyqësor në rastin konkret. Nuk kam asnjë tagër të gjykoj apo vlerësoj punën e prokurorëve në çështjet konkrete”.

Më pas pati pyetje nga Flamur Noka, Edi Paloka, etj., mbi inceneratorin e Tiranës, duke tentuar të fusin në kurth Dumanin. Madje Noka shkoi deri aty sa u përplas me drejtuesen e seancës në sy të Dumanit, sa u deh ndërhyrja e Gardës. /Pamfleti

Lini një Përgjigje