Politike 4 Gusht 2023, 13:04

Denoncoi dje se Ahmetaj po kërcënohej me jetë, Berisha: Ish-ministri të më shkruajë në telefonin tim

Shkruar nga Pamfleti
Denoncoi dje se Ahmetaj po kërcënohej me jetë, Berisha:
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha tha sërish sot se Arben Ahmetaj ka marrë kërcënime për jetën.

Berisha tha se këto info i ka marrë nga ‘qytetari dixhital’.

Berisha tha se nuk ka komunikuar me Ahmetajn, por e la të hapur mundësinë e komunikimit me të, duke thënë që ai mund t’i shkruajë në telefonin e tij.

"Jo. Nuk kam komunikuar kurrë drejtpërdrejtë me Ahmetaj. Ai po të dojë mund të shkruajë çdo gjë në telefonin tim. I kam marrë nga qytetari dixhital. Këto akuza qytetari dixhital i ka marrë direkt nga Ahmetaj. Unë sigurisht jam i ndjeshëm, se Ahmetaj u largua duke paraqitur mesazhet kërcënuese që i ishin dërguar. Këto mesazhe prokuroria duhej t’i hetonte gjeri më ni,a po ishin pjesë e skenarit të largimit të tij. Por di të them se Ahmetaj ka informuar, është njeri me njohje të shumta, njerëz të cilët iu ka rrëfyer se është akuzuar madje edhe nga kriminelë të qelive të burgjeve”, tha Berisha.
Ish-kryeministri vijon me aludimet e tij, duke thënë se burime të besueshme i kanë thënë se janë lëshuar urdhër arrestet për bashkëjetuesen e Ahmetajt, Erjola Hoxha dhe ish-bashkëshorten e tij, Albin Mançka.", tha Berisha.

 

sali berisha ahmetaj