TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Korrik 2026, 09:52

Skandali trondit FIFA-n, hije dyshimi mbi Kupën e Botës; çfarë fshihet pas lidhjes Infantino–Trump?

Shkruar nga Pamfleti
Skandali trondit FIFA-n, hije dyshimi mbi Kupën e Botës;
Gianni Infantino, Donald Trump dhe Tamim bin Hamad al-Thani

Marrëdhënia e presidentit të FIFA-s me administratën Trump ka rikthyer debatin për pavarësinë e futbollit, ndërsa vendimet organizative dhe çështjet politike po zënë vendin e lojës.

"Thjesht mendoni për futbollin, ju lutem." Ky ishte apeli i Gianni Infantinos në prag të Kupës së Botës në Katar, kur çështja e të drejtave të punëtorëve dhe të drejtave të njeriut kërcënonte të linte në hije aspektin sportiv të turneut. Sot, megjithatë, sipas kritikëve, është vetë Donald Trump ai që ka ndërhyrë në futboll, duke ndikuar në një proces që, sipas vetë presidentit të FIFA-s, duhej të ishte "i pavarur dhe autonom". Kështu, Infantino është detyruar të paguajë edhe koston në reputacion për shkak të vendit organizator.

Është e trishtë ta thuash, por kur presidenti i SHBA-së promovoi Çmimin e Paqes të FIFA-s, një lloj ngushëllimi për Çmimin Nobel që nuk e fitoi kurrë dhe kjo, në vetvete, tingëllon groteske e vetmja federatë që reagoi hapur ishte ajo e Norvegjisë. E njëjta gjë ndodhi edhe kur Infantino, përmes një strategjie formalisht të rregullt, por të paprecedentë, përshpejtoi miratimin e organizimit të Kupës së Botës 2030 në tre kontinente (Amerikën e Jugut, Evropë dhe Afrikë), duke i hapur rrugën Arabisë Saudite për organizimin e Botërorit 2034, vetëm 12 vjet pas turneut të zhvilluar në Katar. Gjithçka u miratua përmes Zoom-it, me aklamacion dhe pa kandidatë të tjerë.

Tani që edhe vetë rregullat e lojës po vihen në diskutim, bota e futbollit e ka kuptuar se ky Botëror, pavarësisht suksesit organizativ që nuk mund të mohohet, po ndikohet ndjeshëm nga Donald Trump.

Incidentet

Edhe për shkak të marrëdhënies së ngushtë që Infantino ka ndërtuar me të, me synimin për të mbrojtur dhe forcuar projektin e tij. Lëreni mënjanë faktin se finalja ishte planifikuar fillimisht të zhvillohej në një stadium në Dallas, por më pas u zhvendos në stadiumin MetLife, pranë Nju Jorkut. Lëreni mënjanë edhe faktin që Irani u detyrua të stërvitej në Meksikë dhe, ndryshe nga ekipet e tjera, nuk u lejua të hynte në Shtetet e Bashkuara deri vetëm 24 orë para dy ndeshjeve të para.

Kur Infantino hyri në dhomën e zhveshjes së kombëtares iraniane pas barazimit 2-2 në ndeshjen hapëse me Zelandën e Re, ai u përpoq të minimizonte situatën dhe premtoi se Irani do të trajtohej në mënyrë të barabartë me skuadrat e tjera. Megjithatë, këto premtime nuk u mbajtën, duke shkaktuar zemërimin e përfaqësuesve iranianë.

Edhe rasti i arbitrit somalez, të cilit iu refuzua hyrja në Shtetet e Bashkuara para fillimit të turneut, kaloi pothuajse pa reagime. Asnjë nga kolegët e tij nuk e mbrojti publikisht; vetëm trajneri norvegjez sërish norvegjezët e përmendi rastin, duke e zgjeruar debatin te "hipokrizia jonë kolektive, në një Kupë Bote ku vendi organizator është në konflikt me një nga shtetet pjesëmarrëse".

Të prekësh mekanizmin e kësaj makinerie miliardëshe, që mban të mbërthyer më shumë se gjysmën e planetit, është një çështje tepër e ndjeshme. Situata e Infantinos duket se i ka dalë jashtë kontrollit, por ndoshta nuk mund të ndodhte ndryshe. Në simbiozën e detyruar me Trumpin ka shumë përfitime, por edhe pasoja të paparashikueshme, të cilat nuk mund të zbuten gjithmonë me një shaka apo një deklaratë për shtyp, pavarësisht magjisë së përhershme të futbollit dhe fuqisë ekonomike të FIFA-s, e cila pritet të arkëtojë mbi 10 miliardë euro nga Kupa e Botës, të ardhura që do të riinvestohen.

Për të garantuar suksesin e turneut, Infantinos iu desh të vizitonte Shtëpinë e Bardhë më shpesh se shumë krerë shtetesh, duke buzëqeshur me vështirësi përballë deklaratave të Trumpit për vendet e tjera organizatore ("Pra, ta bombardojmë Meksikën për shkak të trafikut të drogës?") apo për qytetet pritëse, si Seattle, i cili u vu në diskutim pas zgjedhjes së një kryetari bashkie demokrat. Pa përmendur edhe ndryshimet e vazhdueshme në raportet me Iranin.

Sporti dhe politika

"Jetoni futbollin, bashkoni botën përmes futbollit dhe bëjeni futbollin vërtet global." Kjo është motoja e Infantinos. Dhe nuk është thjesht një slogan. Duke pasur parasysh Marrëveshjet e Abrahamit, ai ishte ndër të parët që, përpara 7 tetorit 2023, hodhi idenë e një Kupe Bote të organizuar bashkërisht nga Arabia Saudite dhe Izraeli, me shpresën se futbolli mund të shërbente si urë për paqen dhe, pse jo, t'i sillte edhe Çmimin Nobel.

"Vetëm FIFA kritikohet sepse dëshiron paqen," iu përgjigj me ironi gazetës The Guardian drejtori i komunikimit të FIFA-s, Bryan Swanson.

"FIFA duhet të njihet për atë që është: një organ global drejtues që synon ta bëjë të ardhmen e botës më të ndritur."

Ky është manifesti i shkurtër, por i qartë, i mënyrës se si Infantino e sheh drejtimin e FIFA-s, ku sporti dhe politika ndërthuren. Dhe nuk ka rëndësi, sipas kritikëve të tij, nëse ndjekja e këtij vizioni ka sjellë edhe mbështetje të tërthortë për politikat e Trumpit, diçka që statutet e FIFA-s nuk e lejojnë. Edhe këtë herë, vetëm Federata Norvegjeze e Futbollit e denoncoi hapur situatën.

Veçantia e vërtetë e Infantinos qëndron në marrëdhëniet e tij me botën arabe. Nuk është rastësi që Trump e deshi pranë tij gjatë negociatave në Sharm el-Sheikh, vjeshtën e kaluar, për të treguar "çfarë mund të bëjë futbolli për rindërtimin e Gazës".

Megjithëse FIFA qëndroi në heshtje për dy vjet lidhur me shkatërrimin e futbollit në Rripin e Gazës, prania e presidentit zviceran të FIFA-s në Shtëpinë e Bardhë, mes Trumpit dhe princit saudit Mohammed bin Salman, u pa si një urë lidhëse mes realitetit të sotëm dhe planeve për të ardhmen./Përshtatur nga "Corriere della Sera"

infantino–trump skandali trondit fifa-n kupën e botës

4 Komente

  1. T
    Tony

    Shkuurt me dy fjale cdo gje bie ere mut po futi hundet trapi.

    1. T
      Tony

      Kerkoni ne You Tube dhe keni videon se si "assistent Nobel man" narcistik, pasi dha vjet Kupen e botes te ekipeve kampione, qe e fitoi Chelsea. Pa pike turpi faqeziu tregoi Kupen origjinale te Botes, qe fitoi Cheksea e u mburr, qe e ka mbajtur per vehte e do i dergoje Chelsea nje kopje te saj. Nuk ishte pare e degjuar ky lloj turpi.

      1. T
        Tony

        Futbolli eshte transformuar ne korrupsion, nje Mafia e vertete. Ne Europe e sidomos ne Angli djepi i futbollit stadiumet, sponsoret e pronaret e ekipeve ne krye jane bere prone e sheikeve Arabe. C'ne Katari oerganizator Boterori? Hem, Arabet qe vete mbulohen nga koka te kembet, por i pelqejne femrat tona te bardha per te mbushur haremet e tyre. Eshte krijuar nje elite agjentesh, traineresh, e matrapazesh qe i shesin e i blejne lojtaret ne sistem rrethi e pagesa marramendese me diferanca te dhimbeshme nga i "miri" deri te i "dobti". Paraja e qelb moralin, dinjitetin e integritetin. Arabet nuk bejne piktura (se jane harram), por i blejne ne ankande, Amerika na mesoi futbollin e futi turinjte me Nike ne te gjithe boten. I ngriti cmimet e nje dreq fanelle plastike nga $20 ne $100. Po biletat e ndeshjeve qe jane bere privilegj i cunave pasanike te mamit? Duhen nate dimri te tregohen turpet e grykesise te kesaj bote.

        1. v
          vk

          Cdo gje eshte qelbur ne kete planet!

          Lini një Përgjigje