
Kryeministri Rama i është përgjigjur deklaratës së demokratit të njohur Ilir Vrenozi, ku ky i fundit tha se është ftuar për një kafe nga Rama.
Rama tregon bisedën me Vrenozin, ku nëpërmjet një videoje në Facebook, ai drejtua duke i thënë se “Më the ‘derën e shtëpisë s’ia mbyll dot kryeministrit”. Rama i ka thënë gjithashtu se po të ishte në krye të PD, do ta kishte bërë deputet.
Më herët, demokrati i zjarrtë ka treguar sesi refuzoi kafen me kryeministrin, pasi sipas tij ka 12 vite që shan qeverinë. Ai shton se nuk shitet as nuk blihet.
“Vrenoz ja ku më ke, ti më tënden je në rregull. Me nja dy lëvizje nga e vërteta. Unë kisha dëshmitar. Halli i madh është me çyrykët e tu Vrenoz. ‘Donte ta blinte Rama’, thanë. Unë nuk e dija që Nikua fliste me ty dhe që ishit miq, këtë e mora vesh dje. Po pinim kafe dje në Pogradec, më tregon videon e një Fidel dhe pashë në ekran që e pëlqeje dhe ti këtë tipin. Më tregon Nokua dhe i thashë ‘flet ti me Vrenozin’, ‘flas’ më tha”, u shpreh Rama.
Më tej kreu i qeverisë shtoi se: “Unë të thashë ‘ore më takon ti mua, apo ke hall se të turret partia?” dhe the “unë jam i djathtë, por jam anëtar partie’. E vërtetë është se ishe i emocionuar, në siklet domethënë. Të thashë që kafe pa kamera pi ti me mua? Ti më the ‘derën e kryemjeshtrit nuk ia mbyll dot kryeministrit, por nuk e kam në gjendje të mirë”.
Lini një Përgjigje