TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2023, 19:41

Durrësi, “beteja e jetës” për Ramën, Tirana kalon në plan të dytë; PS mbyll fushatën në kryeqytet një ditë para afatit

Shkruar nga Pamfleti

Durrësi, “beteja e jetës” për Ramën, Tirana

Ajo që dëshmon se Durrësi do të jetë një betejë e fortë është se Rama e ka përqendruar vëmendjen aty. PS ka vendosur që fushatën për zgjedhjet e14 majit të mbyllë në qytetin bregdetar dhe jo në Tiranë.

Durrësi është qyteti që ka frikësuar Edi Ramën. Edhe pse ai shprehet nga një studio në tjetrën se do fitojë mbi 50 bashki, në fakt bashkia kryesore që ai mund të humbasë është Durrësi. Për këtë arsye kryeministri ka vendosur që fushatën zgjedhore ta mbyllë aty dhe jo në Tiranë.

Sondazhet parashikojnë një betejë të fortë në qytetin bregdetar, kjo për shkak se Emiriana Sako nuk ka aspak popullaritet. Ajo e mori dhuratë bashkinë, ndërkohë që Durrësi është kthyer në një nyje nevralgjike.  Aty ka pasur ndikim të madhe dhe krimi, por këtë herë si duket edhe bandat e kanë lënë në baltë mazhorancën.

Ajo që dëshmon se Durrësi do të jetë një betejë e fortë është se Rama e ka përqendruar vëmendjen aty. PS ka vendosur që fushatën për zgjedhjet e14 majit të mbyllë në qytetin bregdetar. Ndonëse pritej që fushata të mbyllej të premten si në Durrës ashtu dhe në Tiranë, në fakt në kryeqytet u mbyll sot. Rama e Veliaj mblodhën mbështetësit te Parku Olimpik duke dëshmuar se Tirana ka kaluar në plan të dytë dhe Durrësi është bashkia prioritare. Nëse PS e humb atë bashki, si duket do shkëputen financimet e errëta dhe Rama ka vendosur që të shkojë vetë nesër duke tentuar të marrë vota për Emiriana Sakon. Përballë saj garon Igli Cara dhe sondazhet tregojnë se mbështetja për të është shumë e lartë.

Sa i takon mbylljes së fushatës në Tiranë, Veliaj vijoi me elozhet ndaj Ramës, teksa ky i fundit u ndal te premtimet e përgjithshme dhe jo vetëm për Tiranën.

Më vjen mirë që në këtë fushatë, nga të gjitha fushatat që mbaj mend, e kemi pasur jo më të lehtë, por kemi patur pasqyrën kuptimplotë të punëve kudo që kemi shkuar. Veprat konkrete, ndryshimet  e prekshme, mundësitë e reja që janë krijuar. Na kanë ndihmuar që fjalët të mos jenë siç ishin në fillim, por të mbështetura në realitetin e jetës së përditshme. Nuk është e lehtë për askënd, por ama ka filluar të bëhet gjithnjë e më një jetë ku njerëzit përtej vështirësive shohin shpresë. Shohin mundësi. Jam jashtë zakonisht që përkoi me këtë moment të një dekade përpjekjesh, që ne të arrimë me të gjitha vështirësitë që kemi patur. Jo vetëm me të shkuarën, por dhe ato që lidhen me të papriturat marramendëse. Kriza e energjisë, emigracioni, tërmeti, pandemia, lufta në Ukrainë, sot kemi hyrë në ciklin 1 vjeçar të rritjes më të lartë historike të pagave”, tha ai. 

rama durres tirane sako veliaj

Lini një Përgjigje