TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Maj 2023, 19:21

Berisha “kërcënon” Pjerin Ndreun: Kur të vijmë në pushte do të heqim shtetësinë, do mbetesh pa atdhe

Shkruar nga Pamfleti

Berisha “kërcënon” Pjerin Ndreun: Kur të vijmë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar kryebashkiakun e Lezhës Pjerin Ndreu. Berisha ishte në Lezhë për të mbyllur fushatën, ku u shpreh se sapo ata të marrin pushtetin, gjëja e parë që do të bëjnë është t’i heqin nënshtetësinë.

Pjeriun Ndreu ka katër vite që nuk vendos shtatoren e heroit tonë kombëtar në shesh me urdhër të Edi Ramës, Sikur Skënderbeu të jetë pronë e tyre dhe ky është një turp i madh. Pashko Gjoni, një nga aktet e para do të të heqë qytetarinë nga Lezha, do të përjashtojë. Qeveria e PD do të heqë shtetësinë shqiptare dhe bashkë me Safet Gjicin do të mbeteni pa atdhe. Si mund t’i thuash taleban qytetarëve të tu vetëm se kanë bindje të ndryshme politike. Ke 72 orë në atë zyrë. Pastaj Via, largohu se ia ke pru lezhjanëve aty ku nuk mban më”, u shpreh Berisha.

Më tej ai ju përgjigj Ramës dhe për sulmet ndaj Salvador Kaçes. “Në shekuj shqiptarët nuk janë detyruar të largohen nga vend i tyre për shkak të varfërisë në rritje. Për shkak të dhunës dhe terrorit. Dëshmoi se ka vetëm përçmim për qytetarët shqiptarë. Edi Rama vetëm për faturat e dritave arrestoi në një vit 37 mijë shqiptarë. Edi Rama e ka të qartë se disfata në Lezhë është lajmëtarja e disfatës së tij në mbarë Shqipërinë. Unë duhet të them kaq: Salvdador Kaçi ka përfaqësuar këtë komb dhe këtë flamur në mënyrën më dinjitoze. Dhe ti je një njeri pa nder dhe pa atdhe”, tha ai.

rama berisha pjerin ndreu

Lini një Përgjigje