TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Korrik 2025, 09:10

E emëroi zv.ministre të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Rama ka një mesazh për Ina Majkon

Shkruar nga Pamfleti
E emëroi zv.ministre të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes
Ina Majko dhe Edi Rama

"Ina Majko është prurja e parë, ndër shumë të tjera në vijim të rrugës së re që hapi 11 maji, drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian".

Kështu e ka quajtuar kryeministri Edi Rama emërimin e Majkos si zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke ripërsëritur ndryshime të reja në qeveri, ashtu siç edhe ka paralajmëruar më parë.

Në një postim në rrjete sociale, kreu i qeverisë shkruan se ajo u zgjodh në krye të këtij posti pasi spikati në skuadrën e 11 majit, edhe pse nuk ia doli që të siguronte një vend në kuvendin e ri.

“Ajo sapo është zgjedhur zëvendës ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, pasi ka spikatur në skuadrën e 11 majit, mes atyre që edhe pse nuk ia dolën të fitonin një vend në Kuvendin e ri, ishin një vlerë e shtuar e PS2030 në përfaqësimin e komuniteteve e të grupeve të ndryshme të interesit.

Ina erdhi në skuadrën tonë si një përzgjedhje nga komuniteti Rom dhe si e para përfaqësuese e këtij komuniteti në nivelin e kabinetit qeveritar në historinë e vendit, ajo do të mbulojë pikërisht çështjet e njerëzve më në nevojë të  shoqërisë në fushën e Mbrojtjes Sociale.

Historia e Ina Majkos është historia e një fëmije të rritur mes paragjykimesh e vështirësish të mëdha ekonomike dhe historia e një vajze të talentuar, plot energji e vendosmëri për t’ia dalë, e cila jo vetëm kreu me rezultate të larta studimet jashtë vendit dhe flet pesë gjuhë të huaja, por edhe u bë një zë i bukur i komunitetit të saj në platformat sociale.

Uroj që Ina të jetë një vlerë e shtuar edhe në punën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, e një mbështetje më shumë për familjet e fëmijët në nevojë”, shkruan Rama.

ina majko edi rama

Lini një Përgjigje