Politike19 Prill 2024, 10:30

E gjithë lista e kapur nga SPAK, është në përballje gjyqësore me Pamfletin

Shkruar nga Pamfleti

 E gjithë lista e kapur nga SPAK, është në përballje

Prej vitesh, Pamfleti përballet me gjyqe pafund, sulme pa asnjë fre nga këta vampirë të shqiptarëve...

Dje, Prokuroria e Shkodrës, sekuestroi pronat e një personazhi që merret edhe me tregti. Po sipas drejtësisë, Ago Gjolaj, është nën hetim për ‘Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’.

Gjithashtu, ai akuzohet për pastrim parash dhe dyshohet se merret me kontrabandë dhe tregtim të mallrave të paligjshme, si dhe është evidnetuar si pjesëmarrës në një grup kriminal që trafikon drogë.

Ky shtetas së bashku me dy vëllezërit e tij janë hetuar disa herë nga autoritet shqiptare, madje edhe janë dënuar për vepra penale të ndryshme (kontrabandë, tregtim mallrash kontrabandë etj).

Referuar të dhënave të grumbulluara deri tani, Policia Gjyqësore ka dyshime të arsyeshme se pasuritë e shtetasit A.Gj. dhe familjarëve të tij nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike me të ardhura të ligjshme.

Ky shtetas është prej kohësh në luftë gjyqësore me ‘Pamfleti’n, të cilin e ka paditur në gjyq, pas shkrimeve, ku kemi pasqyruar veprimtarinë kriminale, e cila më pas u vërtetua edhe nga drejtësia shqiptare.

Por Agua nuk është i vetmi që është në ‘luftë për vdekje’ me Pamfletin. Thuajse e gjithë lista e personazheve të goditur nga SPAK, përveç problemeve gjyqësore më krimet e tyre, janë edhe në përballje gjyqësore me Pamfletin.

Lista është e gjatë, kryesohet nga supër të kërkuarit e SPAK: Mirel Mërtiri e Klodian Zoto, gjyqtarë e prokurorë të rrëzuar nga vetting, biznesmenë klientelë e pushteteve, non grata si Idajet Beqiri, ish gjyqtar i komunizmit, vajza e Berishës Argita, mbesa e Berishës e me radhë.

Në këtë rrugë të gjatë disavjeçare, trajektorja e Pamfletit ka qenë mjaft e vështirë. Jemi përballur me shantazhe, sulme, kërcënime me vdekje, procese gjyqësore të pashembullta.

Në këtë rrugë, kryepersonazhet që ka pasur në shënjestër Pamfleti kanë qenë politikanët e korruptuar, horrat e krimit dhe të rrugës. Sali Berisha dhe Ilir Meta, kanë qenë prej nisjes së rrugës sonë në këtë hapësirë që hapi media online në Shqipëri.

Kemi folur për të gjitha këto ngjarje që sot janë kthyer në dosje hetimore, kur shumica e mediave në vend heshtnin. Kemi përkrahur me të gjitha forcat reformën në Drejtësi dhe nisjen e një epoke kundër pandëshkueshmërisë.

Por në këtë rrugë jemi sulmuar e goditur, nga të djathtë e të majtë pa dallim. Sepse këto janë bashkë. Hanë në një çanak.

Jemi sulmuar, por kurrë nuk kemi pranuar ta ndryshojmë rrugën tonë, sido që të ndodhte e me çfarëdo kosto.

Prej vitesh, Pamfleti përballet me gjyqe pafund, sulme pa asnjë fre nga këta vampirë të shqiptarëve.

E sot mund të themi me kënaqësi, se thuajse të gjitha që kemi shkruar për të gjithë personazhet e zinj të këtij vendi, kanë dalë në shesh, e sot po kthehen edhe në dosje e çështje gjyqësore. Sikur t’i rendisim këto shkrime, mbushet e gjithë Tirana me materialet e botuara në vite e vite.

Gjyqet, me të cilat jemi përballur nuk janë duele trimash ku flitet për përmbajtjen e shkrimeve, por duke u fshehur pas presjeve të ligjit, për të kërkuar shkatërrimin financiar të medias sonë, e cila nuk ka pranuar asnjë kompromis, asnjë pazar, por kemi ecur drejt.

E sot, kur shohim sekuestrimin e pronave të vjedhura e të trafikuara, ndjejmë një gëzim të madh, pasi gjatë gjithë rrugës sonë kemi pasur mbështetjen e publikut që na ndjek, na lexon dhe shikon dokumentarët tanë.

Ky është sadisfaksioni e mbështetja më e madhe, në rrugën për të pastruar sadopak këtë vend nga plehrat që na zunë frymën./Pamfleti

pamfleti lista e spak përballje gjyqësore