TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Prill 2026, 21:23

“Emër intrigues”, Çejku tregon pse kandidimi i gjeneralit Wendt për ambasador në Shqipëri është lajm i mirë

Shkruar nga Pamfleti
“Emër intrigues”, Çejku tregon pse kandidimi i
Eric Wendt

Shtëpia e Bardhë ka propozuar gjeneralin Eric Wendt për ambasador në Tiranë. Ish-ambasadori Arben Çejku tha se SHBA ka rikthyer vëmendjen te vendet ku mungojnë ambasadorët, përfshirë edhe Tiranën, duke e cilësuar këtë një zhvillim pozitiv për Shqipërinë.

Sipas tij, kandidatura e re për ambasador paraqet një profil serioz, por procesi i konfirmimit në Senat mund të zgjasë disa muaj dhe mbetet vendimtar.

Çejku thekson se emri i propozuar krijon pritshmëri për një përfaqësim më të balancuar të interesave politike dhe diplomatike në vend.

“Më në fund SHBA kuptoi që mungoi një ambasador në Tiranë; Maqedonia dhe Beogradi kanë disa kohë pa ambasador. Edhe funksionimi i ambasadës së Shqipërisë në SHBA nuk është se ka arritur ndonjë pikë kushedi se çfarë. Ka një rikthim të vëmendjes për vendet bosh dhe e dyta, si profil, është një profil serioz.

Është një rrugë e gjatë derisa ai të vijë në Tiranë; ne duhet të përgatitemi për disa muaj nëse çdo gjë do shkojë mirë. Për Shqipërinë do ishte lajm i mirë nëse ai s’do kishte asnjë lloj pengese. Kemi dy diplomatë që nuk kaluan në Senat; vitin e kaluar kishim një nominim të Trump për ambasador në Senat. Wendt duhet të marrë votat në Senat.

Është shumë intriguese për Tiranën tonë; vetëm emri i tij i vendosur në kontekstin e të gjithë pritshmërive dhe mundësive e bën një përkthyes të mirë të këtyre koloreve politike.”-tha Çejku.

eric wendt

1 Komente

  1. T
    Tony

    I am so happy for the tough guy elected ambassador of USA in Albania. He will make the back of our politicians softer tha butter. Only these kind of real men can discipline Albanians. I wish General Wendy successes in hid duty. Bless you man, tungjatjeta or burre i dheut!

    Lini një Përgjigje