Dosja e zezë 3 Mars 2024, 13:56

Erdogani u mund në Shqipëri; a do ta dorëzojë Xhaminë e Namazgjasë?

Shkruar nga Pamfleti
Erdogani u mund në Shqipëri; a do ta dorëzojë Xhaminë e
Xhamia e Namazgjasë /

 Me mos kapjen e drejtimit të Komunitetit Mysliman, shfuqizohet “fermani” që “sulltani” Rexhep Erdogan i dha “Valiut” të tij Edi Rama për të goditur gulenistët, por Babloku e bëri punën e tij me disa emisione diversioniste në media, me protesta në disa xhami dhe me ‘revoltën’ e patronazhistëve mjekroshë ditën e zgjedhjeve në Komunitetin Mysliman...

Zgjedhjet për Kryetarin e Komunitetit Mysliman në Shqipëri, konkloduan me fitoren e Bujar Spahiut që mori mandatin e dytë si kryetar, duke qartësuar pozicionin e pavarësisë së këtij komuniteti.

Por fitorja e mandatit të dytë të Bujar Spahiut dhe shumicës absulute që e mbështet, ishte dështim i klanit mafioz, politik e shtetëror të Erdoganit në Shqipëri, për të kapur me çdo kusht drejtimin e Komunitetit Mysliman, të cilin e lakmon prej 10 vitesh.

Me këtë dështim, shfuqizohet “fermani” që “sulltani” Rexhep Tayip Erdogan i dha “Valiut” të tij Edi Rama në sarajet e Ankarasë, që të krijonte terren të plotë, për të realizuar marrjen e kryesimit të Komunitetit Mysliman në zgjedhjet e 2 marsit 2024.

Në fakt, Babloku e bëri punën e tij, madje direkt nga sarajet e Erdogan, duke urdhëruar nisjen e konfliktit te xhamia “Dine Hoxha” në Tiranë e disa xhami të tjera, duke vërsulur linjën erdoganiste, kundër atyre që i kanë piketuar si “gulenistë”.

Por në zbatim të “fermanit” të Erdoganit e me urdhër të Bablokut, kundër kryesisë së Komunitetit Mysliman dhe kryetarit Bujar Spahiu, u bënë intervista speciale diversioniste te RTSH e kapter Pezës, te disa televizione të tjerë të “Rilindjes” e në rrjetet sociale.

Madje, bashkë me klanin financiar e diplomatik të Erdogan në Tiranë, ditën e votimit për kryetarin e Komunitetit Mysliman, Babloku organizoi dhe protestën me patronazhistë mjekroshë që hiqeshin si myslimanë dhe tundnin pankarta, me tekst thirrjet e Erdoganit.

Të themi të drejtën, për dështimin në zgjedhjet e 2 marsit, nuk e ka fajin Babloku, por fakti që në Shqipëri nuk ngjit fryma erdoganiste dhe as skenari anti-gulenistë; madje vetë Edi Rama, bën pazare me miliona Euro me ‘gulenistët’, madje edhe bizneset e Erdoganit kanë ortakëri të fshehta me ta.

Tani që komuniteti Mysliman nuk u shkëput nga linja e pavarësisë së tij, që nuk në ra në “kapistallin” e erdoganizmit dhe është në prag të nisjes së muajit të Ramazanit, bëhet kjo pyetje:

- A do t’ia dorëzojë Erdogani, çelësat e Xhamisë së re të Namazgjasë, që dita e parë e Ramazanit më 11 mars dhe Fiter Bajrami mëngjesin e 10 prillit 2024, të falet atje?

Por Erdogan nuk do ta dorëzojë xhaminë, deri sa në Kryesinë e Komunitetit Mysliman e në Shqipëri të mos ketë asnjë “gulenist”, çmenduri që nuk e realizoi dot as në zgjedhjet e 2 marsit.

Psiko-fantazmën e gulenizmit, Erdogan e shfaqi më 13 maj 2015, ku vuri gurin e themelit të Xhamisë së Namazgjasë, por dhe në qershor 2017 e maj 2019, kur urdhëroi ndaljen e punimeve.

Shkak ishte fakti, që Edi Rama nuk deshi, ose nuk mundi të zbatonte urdhrin e “sulltan” Erdoganit, për të kapur drejtimin e Komunitetit Mysliman; nuk bllokoi bizneset guleniste dhe nuk arrestoi e nuk dorëzoi personat gulenistë që ia kishte dhënë me listë emërore.

Më 22 janar 2022 gjatë vizitës në Shqipëri, nga Xhamia e Et’hem Beut në Tiranë, Erdogan tha: - Nisja e Ramazanit të vitit 2022, do bëhet te Xhamia e Namazgjasë, por nëse nuk do ketë më gulenistë në krye të myslimanëve.

Jemi në prag të Muajit të Ramazanit 2024, por Xhamia e Namazgjasë nuk do hapet, mbasi Babloku nuk e realizoi skenarin e Erdoganit, për të kapur drejtimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, nuk po bllokon bizneset e gulenistëve dhe nuk po i dërgon në Turqi. Ama Xhamia e Namazgjasë është ndërtuar me paratë e popullit turk dhe jo të Erdoganit/Pamfleti

xhamia e namazgjasë erdogani kmsh

Dosja e zezë