Kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës, Erion Veliaj, ka marrë fjalën në seancën që po mabahet sot në Gjykatën Kushtetuese.
Gjatë fjalës së tij, Veliaj u shpreh se u godit nga bashkëpunëtorët e tij.
Veliaj thekson së është betuar për mandatin e tij, teksa pyet se cila është shkelja kushtetuese që justifikon shkarkimin e tij.
“Populli ka vendosur se askush nuk mund ta ndërpresë mandatin e një të zgjedhur para aftit, veçse kur ka kryet shkelej të rënda të kushtetutës. Është një premtim solemn që republika ja bënte vetes vet. Askush nuk duhet ta shkelë. Unë pyes, cilën shkelje të kushtetues kam kryer jashtë ushtrimit të mandatit kushtetues përpjekja ime për të mbrojtur besëlidhjen edhe në kushtet e rrëmbimit në qeli është detyrim i imi. Ligji duhet të të mbrojë dhe jo të sulmojë", tha Veliaj.
Për faktin se nuk ishte prezent në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, tha se ishte fyerja më e rëndë që i është bërë përgjatë jetës së tij.
"Ka qenë fyerja më e rëndë që më është bërë ndonjëherë, sepse erdhi nga baskëpunëtorët e mi që më njohin më mirë se kushdo tjetër. Zot fali se nuk dinë ç’kanë bërë!”. Djalin tim e kam takuar më shumë në burg seç e kam takuar në liri se e lija në gjumë dhe e gjeja në gjumë. Kush thotë se kam munguar në punë fyen inteligjencën e qytetarëve të Tiranës që e panë dashurinë për punën dhe për këtë qytet. Punë nga e cila më shkëputën padrejtësisht dhe pabesisht, ata që donin të më shihnin me pranga në duar dhe jo me lopatë në duar
Që nuk donin këtë tipin që thashë unë, Lali Erin në atë zyrë, sepse ajo zyrë ishte bërë simbol i një dashurie për qytetin, për punën, energjie pozitive, të pafundme, një qendër e optimizmit për të gjithë kombin tonë. Mund ta burgosësh një njeri, siç jam unë në rastin konkret, por nuk e burgos dot të vërtetën e tij. Edhe të vërtetën që ulëret. E vërteta është se mospresenca ime nuk ka qenë zgjedhje. Pra unë nuk zgjodha që të vetë-rrëmbehem, të vetë-izolohem dhe të vetë-internohem në qytetin e Durrësit, në një burg, në kënetë. Por pasojë e një izolimi të imponuar nga shteti. Përmes një vendimi disproporcional nga letra anonime, a mund të vazhdoj dhe dy minuta? Një izolim i imponuar nga shteti përmes një vendimi disproporcional nga letra anonime dhe zëdhënës persekutus që më privoi jo vetëm nga liria dhe familja, por edhe nga qyteti im përpara se të provohej çdo fajësi", u shpreh Veliaj.
Lini një Përgjigje