TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shtator 2023, 18:39

“Çfarë kërkon akoma Saliu?”, Ngjela: Një “non grata” nuk mund të sjellë PD-në në pushtet

Shkruar nga Pamfleti

“Çfarë kërkon akoma Saliu?”, Ngjela: Një

Avokati Spartak Ngjela, teksa ka komentuar situatën brenda opozitës në një intervistë, u ndal tek rikthimi i Bashës dhe lëvizjet e Bardhi-Berisha. Avokati e shikon të pamundur që opozita e përçarë të fitojë përballë qeverisë.

Për të, Basha është me një grusht njerëzish dhe kurrsesi nuk mund të vijë në pushtet. Gjithashtu edhe Berisha me grupimin e tij nuk mund të fitojnë pasi është shpallur non-grata nga SHBA.

Opozita në parlament, zihen me njëri-tjetrin. Kanë opozitë me njëri-tjetrin nuk mendojnë fare për zhvillimin kombëtar. Nuk kanë fuqi të fitojnë. Kur flasim për parti opozitare duhet të jetë konkurrente me pushtet, janë kot. S’ka vlerë. Ku kanë ata, nuk i jep shpresë shoqërisë që merr pushtetin. E mendoni se Basha fiton me grushtin e njerëzve që ka. Ata janë të ndarë. Njëra është parti ligjore, tjetra është lëvizje kot. Kanë hyrë te Meta. Është ndarë PD nga ajo ligjorja sepse Saliun e kanë nxjerrë Non-Grata Ëashingtoni. Shqipëria aleat ka SHBA-në. Ç’kërkon ai?! Të shkatërrojë të djathtën?! Ku mund të krijohet e djathtë antimerikane në një vend europian”, u shpreh Ngjela në "Fax Web".

Për Ngjelën, lëvizja e Bashës për të nxjerrë jashtë grupit parlamentar të PD-së Berishën në 2021 ishte e saktë, pasi u diktua nga politika amerikane.

Ndërsa ish-kryeministri bëri gabim sipas Ngjelës që e çoi çështjen në një gjykatë franceze kur duhej ta kishte çuar në një Gjykatë Federale në SHBA.

Çfarë do bëjnë si mund të vish me Non-Grata në Amerikë. I nxjerr Non-Grata gjithë lëvizjen. Kur SHBA të kanë nxjerrë Non-Grata ti duhet të bësh gjyq në gjykatë federale në SHBA, vajti në Francë, është budallallëk. Si mund ta marri Blinkenin Franca sepse nuk shkon mirë me një shtetas shqiptar. Duhet të shkonte në një gjykatë federale dhe të rrëzonte dekretin Non-Grata. Nëse dekreti nuk rrëzohet, merr formën e prerë. Kanë shkatërruar opozitën dhe i kanë bërë dëme popullit shqiptar. Non-Grata dhe ai tjetri Basha e kishte të saktë lëvizjen, e hoqi nga grupi parlamentar dhe deklaroi se m’a kërkoi politika amerikane. Për kë luan Berisha?! Për Shqipërinë jo një herë?!”, përfundoi Ngjela.

 

Lini një Përgjigje