TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Qershor 2023, 20:26

Çfarë ndodh nëse Kurti refuzon takimin? Rama vijon sulmet: Jeta vazhdon, por do jetë keq për Kosovën dhe kryeministrin e saj

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë ndodh nëse Kurti refuzon takimin? Rama vijon sulmet: Jeta

Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp që po mban lidhur me tensionet në veri të Kosovës, është pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Kurti do të refuzojë sërish takimin që i ka kërkuar për ditën e nesërme, ai tha se jeta vazhdon.

Ndërkohë që shtoi se ndonëse jeta do të vazhdojë normal për të tjerët, ai paralajmëroi se njëjta gjë nuk do të ndodh Kosovën dhe Kurtin.

Asgjë jeta vazhdon, keq për Kosovën fatkeqësisht, aspak mirë edhe për kryeministrin e Kosovës, se në vend që të jetë në të gjitha instancat e mundshëm për të vazhduar të komunikojë dhe të bëjë marrëdhënie ndërkombëtare për shtetin që përfaqëson s’do ta ketë të mundur. Ne do vazhdojmë, vëllazërinë se kemi politikë, e kemi një vëllazëri që buron nga gjaku i njëjti, gjuha e njëjtë, por ne nuk bëhemi palë në një absurd. Do ishte tradhti e madhe që do i bënim Kosovës, por edhe një çmenduri për Shqipërinë. Ne i kemi detyrë t’ia themi po aq cipë sa e ka qef Albini kur i thotë vetë”, tha Rama.

rama takimi kurti

Lini një Përgjigje