Gjatë fjalës së saj, në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të PS në Fier, drejtuesja politike e këtij qarku, Belinda Balluku, e cilësoi Fierin si “kryeqendrën e socialistëve”, duke bërë edhe një batutë me Vlorën.
Ajo tha se zgjedhja e Apolonisë për zhvillimin e aktivitetit nuk ishte rastësore, pasi sipas saj simbolizon lidhjen me rrënjët dhe historinë, elementë që mbeten të rëndësishëm për ndërtimin e së ardhmes.
“Mirë se erdhët në këtë mbrëmje të veçantë të kremtimit të 35-vjetorit të PS, në Fier, në kryeqendrën e socialistëve, ndryshe nga ç’thonë vlonjatët. Njeriu ka tendencën të mendojë për të ardhmen, por pa kujtimet dhe të shkuarën e ardhmja nuk ndërtohet”, u shpreh Balluku.
Në fjalën e saj, drejtuesja politike e Fierit vlerësoi kontributin e socialistëve të qarkut ndër vite, duke kujtuar sfidat e para të Partisë Socialiste pas themelimit të saj në vitin 1991.
“Jemi këtu për të nderuar kontributin e socialistëve të Fierit. Ata që sot janë 25 apo 30 vjeç nuk e konceptojnë sesi ishte të ishe anëtar i PS në vitet 1991 apo 1995. Gjyshërit dhe prindërit tuaj kanë dhënë një kontribut të madh”, tha ajo.
Balluku ndaloi gjithashtu te suksesi elektoral i socialistëve, duke theksuar se zgjedhjet parlamentare të majit 2025 shënuan një moment historik për Partinë Socialiste.
Në përfundim, Balluku falënderoi disa prej figurave kryesore të Partisë Socialiste për kontributin e tyre në qarkun e Fierit, mes tyre Gramoz Ruçin, Taulant Ballën dhe Erion Braçen, duke vlerësuar rolin e tyre në forcimin e strukturave dhe rezultateve elektorale të PS-së në këtë zonë.
“I nderuar kryetar i PS, sekretarë, themelues, anëtarë, dashamirës, mirë se erdhët në këtë mbrëmje të veçantë të kremtimit të 35-vjetorit të PS, në Fier, në kryeqendrën e socialistëve, ndryshe nga ç’thonë vlonjatët.
Zgjodhëm Apoloninë, jo se është një nga parqet më të bukura të antikitetit që ka qarku ynë, por edhe për të dhënë një mesazh për natyrën dhe rrënjët. Njeriu ka tendencën të mendojë për të ardhmen, por pa kujtimet dhe të shkuarën e ardhmja nuk ndërtohet.
Jemi këtu për të nderuar kontributin e socialistëve të Fierit. Ata që sot janë 30 apo 25 vjeç nuk e konceptojnë sesi ishte të ishe anëtar i PS në 1991 a 1995. Gjyshërit dhe prindërit tuaj kanë dhënë kontribut të madh. Në maj 2025 ne shkruam historinë e 12 mandateve.
Desha të falënderojë Gramoz Ruçin për gjithçka ai ka bërë për PS, Taulant Ballën, një mik i mirë i imi, nga i cili kam marrë stafetën për Fierin, gjithashtu edhe Erion Braçen, që ka shpenzuar kohën e tre mandateve për të kontribuar këtu”, u shpreh Balluku.
Pse te mos jene, kane qene pabreksa e pa toka e u bene me breke e toka.