TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Nëntor 2025, 16:27

Forumi i Zgjerimit të BE, Rama: Hapëm grup-kapitujt për 14 muaj, qëndrojmë me kokën lart!

Shkruar nga Pamfleti

Forumi i Zgjerimit të BE, Rama: Hapëm grup-kapitujt për 14 muaj,

Komisioni Evropian ka organizuar sot Forumin e Zgjerimit të BE. Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Bruksel në vijim të agjendës për çeljen e grup-kapitullit të fundit të negociatave, vuri theksin pikërisht te zgjerimi dhe avancimi i Shqipërisë në përmbushjen e detyrave.

Duhet të rrëfej që duke ardhur këtu sot, e kapa veten duke menduar se çfarë mund të them tjetër për zgjerimin, kam folur aq shpesh për të, sa kam frikë se mund të botoj edhe një libër. Zgjerimi dhe e ardhmja janë të pandashme”, e nisi kështu Rama fjalën e tij .

Rama tha se në vend të zgjerimit, preferon fjalën “ribashkim”.

Ajo që nuk na vrau, na bëri më të fortë. Ne i bëjmë këto për veten tonë, brezin tonë dhe të ardhmen e Shqipërisë. Ne vazhdojmë punën a thua se negociatat janë hapur prej kohësh. Qëndrojmë drejt, me kokën lart pasi për vetëm 14 muaj kemi hapur të gjithë kapitujt dhe e kemi vendosur veten në krye të bllokut të Ballkanit Perëndimor”, tha kreu i qeverisë shqiptare.

“Në barometrin e fundit europian, Shqipëria ishte në krye të listës me 92% të qytetarëve të saj besnikë të BE-së”, theksoi kryeministri.

Fjalën e tij e mbylli duke iu drejtuar Komisioneres Marta Kos.

Teksa shkruan historinë me ne, duhet të sigurohet që historia të shkruajë për të në faqet e saj. Antologjia e plotë e një zgjerimi të bërë nga unë, duhet të jetë libri që ajo duhet të botojë. Faleminderit për durimin!”, përfundoi Rama.

Kujtojmë se të hënën, 17 nëntor, Shqipëria çeli të gjashtë grup-kapitujt në negociatat me BE-në, një fazë që pasohet me plotësimin e pikave të ndërmjetme e deri te objektivi kryesor, anëtarësimi i plotë i vendit në vitin 2027.

 

Lini një Përgjigje