Ditën e sotme Sali Berisha bëri një 'lapsus frojdian' teksa fliste për Masakrën e Lumës, pasi në vend që të thoshte 1913, tha 2013. Të pranishmit në tryezë e korrigjuan dhe Berisha kërkoi ndjesë. Ndërkohë ai ka paralajmëruar se do të paraqesin edhe një rezolutë që denoncon genocidin në Lumë, në vitin 1913. Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar bllokimin e rezolutës që dënon genocidin serb në Kosovë.
Kujtojmë që viti e rrëzoi Berishën nga pushteti dhe raportet flisnin për 'masakër zgjedhore'.
“Prej një viti po bllokohet rezoluta për genocidin serb në Kosovë. Kjo rezolutë e dorëzuar nga deputetët tanë nuk paraqitet as për shqyrtim në komision. Të ishte agjente e betuar e Beogradit linda e parlamentit ndryshe nuk mund të sillej. Është apo nuk është atë nuk e di, por di që Edi Rama është një argat i Vuçiçit dhe di që e bllokon këtë për totalisht me urdhër të tij. Genocidi serb në Kosovë është një gjenocid ciklik. Aktet e fundit të këtij genocid u kryen në operacionin patkoi gjatë luftës në 1999. Por gjenocid serb ëhstë i dokumentuar jo vetëm në trevat e Kosovës por ai është plotësisht i dokumentuar edhe në fshatrat e Lumës dhe genocide serb ka hyrë në traktate monografitë e gjenocideve si gjenocide i Lumës. Në Lumë në vitin 2013, më falni në 2013 kanë kryer krimet më monstruoze ku kanë djegur dhe vrarë 600 banorë dhe ky është fshati Topojan. Barbaritë serbe kanë tronditur botën në atë kohë.
Ka konkluduar se barbaritë e Lumës janë genocide. Edi Rama, bllokon! Pse sa thashë unë? Ah më falni vjeshtën e 1913. Ah gabim Lapsus! Vjeshta e 1913. Edi Rama bllokon denoncimin e genocidit serb por urdhëron Safet Gjicin të prishë përmendoren në Kukës, e ngritur në kujtim dhe nderim të viktimave të gjenocidit serb të Lumës. Do insistojmë derisa të paraqitet denoncimi i genocidit serb në Kosovës. Do të paraqesim edhe rezolutën që denoncon genocidin serb në Lumë.”- tha Berisha.
Lini një Përgjigje