
Jahja Sinauar, u vra nga IDF në jug të Gazës, në kufi me Egjiptin. Ai ishte kreu i Hamasit, pas vrasjes së Ismail Hanies në një vilë të Gardës revolucionare në Teheran…
Ushtria izraelite ka gjetur në xhepin e Jahja Sinuarit, një pasaportë nën emrin e një mësuesi palestinez që ishte punonjës i OKB-së
Siç bëjnë të ditur mediat izraelite, Sinauar po bëhej gati të largohej nga Rripi i Gazës drejt detit, ku mësohet se e priste një gomone e komandove të shërbimit sekret turk.
Sipas të gjitha gjasave vrasja e “rastësishme e tij” që po pompon media botërore është më shumë një mekanizëm i inteligjencës izraelite.
Megjithatë, detaje të rëndësishme janë gjetur në lidhje me Hani Zourob, një mësues palestinez, i cili ka pasur edhe një dokument qëndrimi në Turqi. Me të cilin, pak vite më parë, gjurma e këtij dokumenti është regjistruar në Shqipëri, sipas të cilit ka krijuar një aktivitet tregtar në qendrën e Tiranës. Madje në ditët e para të luftës në Gaza ka pasur media që e kanë cituar këtë mësues, si dëshmitar të bombardimeve të para.
Duket qartë se kemi të bëjmë me një makinacion shërbimesh, ku sipas të gjitha gjasave dokumenti është i rremë, dhe i është dhënë kreut të Hamas, që të zbrezë nga veriu i Gazës në jug, në Rafah, për të kapur mjetet detare në kufi me Egjiptin, aty ku edhe Izraeli nuk ka kontroll. Por gjithçka u bllokua dhe Sinauar u qëllua me top, duke ja ndarë kafkën më dysh.
Mediat izraelite thonë se më 7 tetor, kreu i Hamasit e ka kryer masakrën, me synimin që të fusë të gjithë Lindjen e Mesme në konflikt, po që gjithçka dështoi. Pasi vendet arabe, por edhe Turqia e cila strehon krerët e Hamas, nuk luajtën gishtin për të mbrojtur palestinezët. Brenda Gazës, ka pasur vazhdimisht operativë të shërbimeve arabe, perëndimore, iraniane, e veçanërisht turke, të cilat kanë luftuar për një vit për të kapur e realizuar objektivat. Por siç shkuan gjërat, Mossad, i çorientoi, duke bërë që ngjarjet të rrjedhin në ujërat e tyre.
Jahja Sinauar, u vra nga IDF në jug të Gazës, në kufi me Egjiptin. Ai ishte kreu i Hamasit, pas vrasjes së Ismail Hanies në një vilë të Gardës revolucionare në Teheran.
Sinauar, para se të drejtonte Byronë Politike të Hamasit, ka qenë kreu i krahut ushtarak të saj. Ai u vendos në vitin 2016, pasi u lirua nga burgu izraelit, i dënuar për disa vrasje.
Në burgun izraelit, Sinauar u bë i famshëm, pasi shkroi një roman që u bë best seller në vendet arabe, por edhe më gjerë. 315 faqet e romanit që ai kishte shkruar në qelinë izraelite ishin nxjerrë në pako të vogla të fshehura nga të burgosurit e tjerë. “Gjembi dhe Karafili”, quhej libri që tregonte në vija të trasha jetën e tij.
Ishte historia e Ahmedit të lindur në kampin e refugjatëve Al Shati, dhe familjes së tij. Sinauar planifikoi me detaje planin për të pushtuar Izraelin në agimin e 7 tetorit të një viti më parë dhe për të sulmuar fshatrat përreth Rripit të Gazës, ku 1200 njerëz u masakruan dhe 251 u rrëmbyen.
Ai dhe Mohammed Deif, ishin dy kryesorët që planifikuan sulmin, të dy të bindur se mund të përmbysnin ekuilibrin me Izraelin në Lindjen e Mesme. Të bindur se mund ta kthejnë qeverinë e Benjamin Netanyahut drejt negociatave të përhershme falë plaçkës brutale të pengjeve. Sinauar e dinte mirë që në vitin 2011 ai ishte liruar së bashku me 1025 të burgosur të tjerë palestinezë në këmbim të ushtarit Gilad Shalit: edhe atëherë ishte Bibi, kryeministri që pranoi./Pamfleti
Lini një Përgjigje