
Pas kërkesën së mazhorancës, Sekretariati i Etikes vendosi përjashtimin me 10 dite nga Kuvendi për deputetet e PD Elda Hoti dhe Petrit Doda.
Hoti u kap nga kamerat në sallë teksa hodhi një material të lëngshëm, për të cilin deklaroi se ishte aromatizues.
Ndërsa Petrit Doda mblodhi karriget e Kuvendit pranë foltores, duke mos lejuar kreun e KLSH të raportonte.
Dy javë më parë, Elda Hoti hyri Kuvend me benzinë në çantë, përmes së cilës deputetët e opozitës dogjën karriget. Nisur nga kjo ngjarje i mëparshëm, mazhoranca hodhi sërish dyshime se edhe kësaj radhe Hoti mund të kishte pasur me vete lëndë djegëse.
Lini një Përgjigje