TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Qershor 2024, 21:48

"Hallet mes demokratëve mbaruan sot", Noka: Nuk ka asnjë pazar Berisha-Rama!

Shkruar nga Pamfleti

"Hallet mes demokratëve mbaruan sot", Noka: Nuk ka asnjë

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka tha se sot mori fund saga e përndjekjes së demokratëve.

Teksa ka komentuar vendimin e Gjykatës së Apelit lidhur me logon dhe vulën e PD-së, ai u shpreh se në një sistem drejtësie të kapur nga regjimi i Edi Ramës, ndodh që të dalë një filizë që të zbatojë ligjin.

“Të mbahet peng flamuri i PD pafundësisht trupa gjykuese në Apel kishte dy rrugë: ose të varroste asetin kombëtar që është opozita e vendit dhe t’i vinte kazmën demokracisë, ose të njihte opozitën si aset kombëtar të vendit. Nuk ndryshoj asnjë presje në qëndrimin tonë se Edi Rama ka kapur drejtësinë. E vërteta vonon, por nuk harron”, u shpreh Noka.

Ndërsa gazetarja Klodiana Lala tha se “keni 3 vite që hidhni akuza ndaj Gjykatave, thoni që janë të kapura gjykatat. Dolët sot dhe thoni që ka gjyqtarë që ka integritet, në anën tjetër akuzoni gjyqtarët. Duhet të ndani mendjen, ose ka gjyqtarë me integritet, ose është drejtësi e kapur”.

Lala hodhi hipotezën se ndoshta ky vendim i Apelit vjen në një kohë pazaresh, duke përmendur këtu pjesëmarrjen e opozitës në atë që njihet si komisioni anti-SPAK.

Noka iu përgjigj duke thënë se “drejtësia është e kapur nga Edi Rama. Mund ta mbante, por nuk e mbante dot pafund, ka bërë gjithçka për ta zvarritur në ekstrem, por Gjykatat kanë afate”.

Deputeti i PD hodhi poshtë mundësinë e pazareve me Edi Ramën, përfshi këtu edhe komisionin anti-SPAK. Ai shtoi se do të kontaktohen një nga një të gjithë ata që pranojnë vendimin e Gjykatës së Apelit.

“Vetëm njëri nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës, ndaj dhe është në dritare”, iu drejtua gazetarja Lala, Nokës.

Ky i fundit e cilësoi Berishën një të burgosur politik, ndërsa u shpreh se hallet mes demokratëve sot mbaruan.

“Vetëm një hall kemi të rrëzojmë Edi Ramën”, tha Noka për “News 24”.

 

Lini një Përgjigje