
Kryeministri Rama ka folur lidhur me hetimin e SPAK ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Ai tha se Veliajt dhe familjes së tij i cënohet jeta nga gjyqi publik dhe jo nga drejtësia.
Ai u shpreh gjithashtu se nuk komenton për çështje që i takojnë institucioneve të drejtësisë, ndërsa se kërkimi i gijotinës për të, është skandaloz.
“Përkohësisht, di që Erion Veliajt i cënohet jeta e tij familjare, nga gjyqi publik i bërë jo nga institucioni përkatës, por nga të gjithë ata që janë angazhuar në atë gjyq. I cënohet dinjiteti nga prokurorët e gjykatës të ulur në klube mediatike apo të fshehur pas ekraneve të portaleve, këtë e di me siguri. Ndërsa përsa i përket pjesës tjetër, nuk bën përjashtim askush, nuk bëj komente për çështje që i takojnë institucioneve të drejtësisë. Nëse do ndryshojë, duhet të ketë arsye të fortë. Mund të ketë nëse do ketë vendim të formës së prerë. Kërkimi i gijotinës për të, është skandaloz”, tha Rama.
Lini një Përgjigje