Pas disfatës në zgjedhjet e 14 Majit, Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shkuar mëngjesin e ditës së sotme në selinë blu, kur pritet të takohet me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Në zgjedhjet e 14 majit, koalicioni i Ilir Metës me Sali Berishën shënoi një humbje të thellë përballë Partisë Socialiste.
PS arriti të merrte 53 bashki, ndërsa “Bashkë Fitojmë” mori vetëm 7 të tilla, ndërsa “MEGA” mori bashkinë e Finiqit.
Po kështu PS ka marrë dhe pjesën dërrmuese të këshillave bashkiakë.
Vetë Berisha ditën e djeshme deklaroi se nuk jep dorëheqje dhe se zgjedhjet i cilësoi si të manipulaura nga Edi Rama në bashkëpunim me Tom Doshin e PSD.
Sali Berisha tha gjithashtu se nuk e njeh rezultatin e Shkodrës, aty ku për herë të parë që nga viti 1992 u thye bastioni i djathtë.
I pyetur nga gazetarët nëse do të dorëhiqet pas rezultatit të thellë në favor të PS-së, Berisha u shpreh se nuk do të tërhiqet para “bandave të krimit shtetëror”.
“Nëse mendon ti apo ndokush tjetër se tërhiqet Sali Berisha para krimit, ai sheh veshin pa pasqyrë.
Unë kurrë nuk tërhiqem para bandave të krimit shtetëror dhe joshtetëror.
Shkodra është shembulli më i shëmtuar, në të cilën u votua si në rrethim nga banda të Edi Ramës. Në Shkodër u përdorën sasi kolosale, dhjetëra milionë euro dhe jam i bindur se qytetarët e Shkodrës, pushtetin e krimit, nuk do ta pranojnë. Kjo është përgjigjja ime për ju.”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje