Politike17 Maj 2023, 10:13

Yuri Kim humb durimin me Altin Dumanin: Arresto personat “VIP”!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

  

Yuri Kim humb durimin me Altin Dumanin: Arresto personat “VIP”!
Dumani dhe Yuri Kim

Pse SPAK shtyn me sot e me nesër arrestimin e Sali Berishës dhe Ilir Metës, është pyetja që shqiptarët nuk marrin përgjigje prej shumë vitesh?!

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, me shprehjen “t’u jepet fund mënyrave të vjetra të pandëshkueshmërisë” ishte mjaft e qartë në mesazhin për arrestimet VIP që neglizhohen prej shumë vitesh.

Arrestimi i Sali Berishës nuk është as i largët, as i vështirë, por i sabotuar, sa kohë drejtësisë i mungon një lidership i zoti. E ka pranuar publikisht vetë ish kryeprokurori i Republikës Adriatik Llalla, se faktori ndërkombëtar, dhe drejt për drejt diplomacia amerikane, i kanë kërkuar arrestimin e dy prej drejtuesve të katër Klaneve Mafioze, Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Aktivizimi me një farë autoritarizmi i ambasadores amerikane Yuri Kim në përzgjedhjen e kreut aktual të SPAK-ut Altin Dumani, pas dështimit të turpshëm të Arben Krajës, ende nuk po provokon fillimin e një lëvizjeje anti- mafie.

Qëndrestarët refuzues të arrestimeve VIP, janë pikërisht ata që paguhen për të kundërtën.

Me pasanikët dhe të fortët është zemëruar ambasadorja.

Ftesa e prokurorëve të SPAK-ut në Shtëpinë Ryerson nga ambasadorja Yuri Kim, ishte përtej “t’u jepet fund mënyrave të vjetra të pandëshkueshmërisë”.

Mesazhi është dërrmues.

Parësore, e fortë, urdhëruese, tingëllon shprehja se askush, “sado i pasur apo i fuqishëm, nuk është mbi ligjin”. 

Edhe SPAK-u që nuk bind më askënd, as veten, se “të pasurit dhe të fortët kanë turma pas”. Sinteza e lidhjeve të ndjeshme të Sali Berishës dhe Ilir Metës me shumicën e shqiptarëve, regjistroi kuotën më të lartë të pafytyrësisë së mashtrimit, në zgjedhjet vendore, duke i injoruar.

Në këtë optikë, meqë veprimi i ligjit nuk mund të shtyhet me sot e me nesër, mund të themi; Yuri Kim humb durimin me SPAK-un, të arrestohen Sali Berisha dhe Ilir Meta?!/Pamfleti

 

yuri kim humb durimin altin dumani arrestime