TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Tetor 2025, 11:15

I kërkuan dorëheqjen, Peleshi i përgjigjet PD-së: Problemi nuk jam unë, nuk sulmoj askënd personalisht!

Shkruar nga Pamfleti
I kërkuan dorëheqjen, Peleshi i përgjigjet PD-së: Problemi
Kreu i Kuvendit, Niko Peleshi

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi iu përgjigj nga foltorja e Parlamentit kërkesës së Partisë Demokratike për shkarkimin e tij, më pak se dy muaj nga marrja e postit.

Peleshi tha se nuk është ai problemi, por mocioni i opozitës është një përpjekje për ta kthyer Kuvendin pas në kohë.

“Vetëm në dy seancat e fundit maxhoranca ka folur 291 minuta, kundër 480 minuta të opozitës. Shkaku që na ka sjellë në këtë procedurë është fryma përçarëse, nga e cila nuk heqin dot dorë. Problemi nuk jam, unë mungesa e vullnetit për t’u angazhuar në një sjellje të re politike. Kultura që shpesh kultivohet këtu vret shpresat e të rinjve, vret optimizmin. Kjo kulturë e urrejtjes këtu ka pjesën e vet edhe në dhunën në shoqëri. Parlamenti i formëson shoqërinë. Çdo fjalë e shqiptuar në këtë sallë, jehon përtej këtyre mureve. Kur merremi me sulme denigruese, personale, ne nuk bëjmë gjë tjetër veçse i kthejmë në normë shoqërore këto sjellje”, tha Peleshi.


“E kemi transformuar Parlamentin në një arenë lufte. Reagimi juaj me këtë mocion është përpjekja për ta vendosur kryetarin e Kuvendit në presionin e të shkuarës. Do të bëj gjithçka që kam në dorë që ky Parlament, ti ngjasojë një Parlamenti të BE-së. Atë që nuk ia kam lejuar vetes në gjithë jetën time politike dhe që përkon edhe me frymën e kodit të sjelljes, nuk kam se si ta lejoj për të tjerët. Nga kjo foltore nuk kam sulmuar personalisht askënd. Nuk kam shkelur mbi personalitetin e askujt”.

 

Lini një Përgjigje