
Sali Berisha, ka treguar sot në mbrëmje në një emision se si krimi, sipas tij, bëri listat e kandidatëve të PS. Sipas tij, Ben Qimja ka ndihmuar Zegjinenë në Fier, ndërsa Suel Çela Sara Milan në Elbasan.
“Ben Qimen e vunë në kërkim me kusht që të ndihmonte Zegjinenë”, tha kreu i Partisë Demokratike.
Më pas, Sali Berisha kaloi në Elbasan: “Suel Çela, pasi futi Adi Qosen në listë të mbyllur, i tha Ramës që Sara Milen ta vendoste në listë të hapur se e nxirrte ai. Si e nxori? Me policinë në fushatë. Shefi i komisariatit të Prrenjasit i ka marrë një nga një qytetarët, duke i thënë se duhet të votojnë Sara Milen”.
“Në Kavajë, karteli Troplini dhe Shyti në qendrën e numërimit sepse mbështesnin kandidatë të ndryshëm. Në Elbasan ia thyen kockat ish-shoferit të Taulant Ballës sepse nuk po mbështeste Sarën, por një kandidate tjetër. Besa Spaho, nënkryetarja e Korçës, e mbrojtur nga Suel Çela. Çfarë donte ai në Korçë? Ergys Agasi i kishte dhënë Korçën. Sot ky njeri është zhdukur, thuhet që kanë rrahur Gjushin para 4 ditësh. Gjoja në kërkim, por portin e kanë prapë ata”, shtoi Berisha në “A2 Television”.
Lini një Përgjigje