TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Dhjetor 2025, 10:41

Ina Zhupa propozon ndryshime në Buxhetin 2026: Pagë e 13-të për të gjithë mësuesit parauniversitarë

Shkruar nga Pamfleti
Ina Zhupa propozon ndryshime në Buxhetin 2026: Pagë e 13-të
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka paraqitur në Kuvend një amendament për projektbuxhetin e vitit 2026, i cili propozon vendosjen e pagës së 13-të për të gjithë mësuesit e arsimit parauniversitar.

Amendamenti parashikon krijimin e një fondi prej 2.54 miliardë lekësh për këtë masë, si edhe miratimin nga Këshilli i Ministrave, brenda qershorit 2026, të një vendimi që përcakton mënyrën e kompensimit financiar.

Në relacionin shoqërues thuhet se qëllimi i kësaj nisme është rritja e motivimit profesional të mësuesve, përmirësimi i kushteve të tyre ekonomike dhe përafrimi i Shqipërisë me praktikat europiane që ofrojnë shpërblime vjetore për punonjësit e arsimit.

Zhupa nënvizon se paga e 13-të do të ndihmojë në frenimin e largimeve nga profesioni dhe do të ketë ndikim pozitiv në cilësinë e arsimit.

ina zhupa buxheti 2026 page e 13te per mesuesit

Lini një Përgjigje