TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Korrik 2025, 12:12

Intervista e Hashim Thaçit, Rama "thumbon" Hagën: Drejtësia ndërkombëtare s’është e lirë!

Shkruar nga Pamfleti
Intervista e Hashim Thaçit, Rama "thumbon" Hagën:
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në Facebook pas publikimit të intervistës nga burgu i Hagës të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në intervistë Thaçi shprehet: “Unë jam i privuar përkohësisht, por populli im është i lirë përjetësisht.”

Intervista e Hashim Thaçit, Rama "thumbon" Hagën:
 “Shumë e vërtetë Komandant! Çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare!”, shkruan Rama me një mesazh të qartë për Gjykatën e Hagës.

Ky koment vjen në një moment kur Thaçi ndodhet në fazën e mbrojtjes në procesin gjyqësor ndaj tij në Hagë, i akuzuar për krime lufte gjatë luftës së Kosovës.

edi rama- hashim thaçi

Lini një Përgjigje