
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka folur në lidhje me dokumentarin investigativ të televizionit italian “RAI3” ku preket edhe Shqipëria.
Ai u shpreh se ajo që u transmetua në dokumentarin e televizionit italian ishte vetëm një episod i vogël i lidhjeve të krimit italo-shqiptare.
Sipas Tedi Blushit, kryeministri Rama u detyrua të mbronte Engjëll Agaçin dhe të lëshonte vëllain e vet, Olsi Ramën pas publikimit të dokumentarit për shkak të faktimit të denoncimeve të opozitës.
“Të gjithë shqiptarët, ose shumica i dinë lidhjet e krimit me qeverinë mirë. Ky është fakt. Ajo që transmetoi “RAI3” ishte një episod i vogël i lidhjeve të krimit italo-shqiptare. Qershia mbi tortë ishte Don Agaccio dhe lidhjet e tij me gjeneral Lisin, që në thelb nuk faktojnë gjë tjetër veçse ato që opozita ka denoncuar pikë e presje. Ishte kjo arsyeja pse Rama u detyrua të mbronte Agaçin duke lëshuar vëllain e vet”, u shpreh Blushi për News.
Më tej, Tedi Blushi theksoi se ai emision ishte një e vërtetë në gjuhë të huaj që i shton pikë aksionit opozitar.
“Ishte një e vërtetë e thënë në gjuhë të huaj nga një televizion i huaj që i shton pikë aksionit opozitar. Ata kanë thënë atë që thotë opozita sepse media është opozitë. RAI3 ka bërë misionin e vet si kritikë ndaj qeverisë. Kur një Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave është koka e krimit të organizuar, ka gjithë dokumentet që ka kaluar për aferën e inceneratorëve”, tha Tedi Blushi.
Lini një Përgjigje