TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2024, 13:36

‘Investimet Strategjike’, Gazment Bardhi: I shërben atyre që zaptojnë prona publike dhe pastrojnë paratë e krimit

Shkruar nga Pamfleti

‘Investimet Strategjike’, Gazment Bardhi: I shërben atyre

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur edhe për ligjin për Investimet Strategjike, i cili është shtyrë deri në fund të 2024-ës.

Bardhi u shpreh se ky është një ligj i sponsorizuar, dhe se në vend që t’i shërbejë interesit të qytetarëve, do t’i shërbejë atyre që sipas tij zaptojnë pronat shtetërore.

Bardhi shtoi se deputetët  e mazhorancës nuk duhet të mbështesin këtë ligj.

“Nga një ligj që do i shërbente interesit publik, do i shërbejë vetëm atyre që zaptojnë pronat dhe pastrojnë paratë e krimit dhe korrupsionit. Kërkoj përgjegjshmëri nga deputetët e mazhorancës, nuk janë aty për t’i shërbyer Pëllumb Gjokës apo elementëve të tjerë për ligje të sponsorizuar”, tha Bardhi.

gazment bar investimet strategji

Lini një Përgjigje