TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Janar 2025, 15:23

Ish-numri 2 në Partinë e Metës i vetëofrohet Ramës: Jam gati të të ndihmoj në fushatë

Shkruar nga Pamfleti

Ish-numri 2 në Partinë e Metës i vetëofrohet Ramës: Jam

Endrit Braimllari, ish-nënkryetar i Partisë së Lirisë, ka shprehur dëshirën për tu bashkuar me socialistët e Edi Ramës.

Braimllari thekson se është i gatshëm të japë kontributin e tij në zgjedhjet e 11 majit në favor të Partisë Socialiste, nëse do i jepet hapësira e nevojshme.

Në një intervistë për Report Tv, Braimllari thekson se nuk ka kontakte me PS-në, por është gati të nisë nga e para angazhimin e tij.

“Po them dëshirën time. Unë jam i majtë angazhimi im patjetër do të jetë PS por nëse krijohen hapësirët. Nuk e kam problem ta nis nga fillimi. Nuk ka rëndësi ku është emri Endrit Brahimllarit për të dhënë kontributin tim. Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të doja të jepja angazhimin tim në PS", tha Braimllari për emisionin 'Sot live në Shqipëri'.

Ndërsa shprehet se nuk ka pishmane në politikë, Braimllari theksoi se është gati të japë kontributet për Partinë Socialiste.

Nuk e kam problem ta nis aty ku e nisa prej 19 vitesh, duke nisur nga pallati, lagjja, nëse krijohet hapësira. E kam të qartë këtë”, shtoi ai.

Braimllari u largua nga PL pas përplasjeve të vazhdueshme me Ilir Metën dhe mbështetësve të tij. Nga ky moment, Braimllari u përjashtua nga forumet e PL-së, por edhe si kryetar i këshilltarëve të PL-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës.  

Lini një Përgjigje