TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Maj 2025, 07:40

Kandidati i PD në Shkodër godet Berishën: Një kryetar që humb zgjedhjet, duhet të japë dorëheqjen!

Shkruar nga Pamfleti
Kandidati i PD në Shkodër godet Berishën: Një kryetar
Tedi Kopliku dhe Sali Berisha

Kandidati i Partisë Demokratike në listën e hapur në Shkodër, Tedi Kopliku ka folur pas rezultatit zgjedhor, duke e cilësuar çështjen e dorëheqjes së Sali Berishës si të dorës së dytë përballë sfidave që ka vendi. 

Sipas tij PD duhet të përqendrohet te verifikimi i zgjedhjeve dhe jo te emri i kryetarit, edhe pse ka thënë se neni është i qartë që kush humb zgjedhjet jep dorëheqjen.

”Supozojmë që ne menjëherë ndalojmë çdo aktivitet politik dhe shkojmë në forumet e Partisë Demokratike dhe thërrasim zgjedhje për kryetarin e PD. 

Kjo është një mungesë përgjegjshmërie politike që PD e ka treguar në 30 vite që nuk e ka, që me u marrë me hallin më të vogël që kanë shqiptarët, me kryetarin e PD-së. 

Për mua është periferike dorëheqja e Berishës. Ne duhet të vërtetojmë atë që themi. Në Francë është Ministria e Brendshme që vërteton nëse janë zgjedhjet e lira, por duhet të ishte Prokuroria”,-tha Kopliku.

Kopliku tha se dorëheqja e shqiptarëve nuk është halli i Berishës. 

”Supozojmë se ne hyjmë në zgjedhje pa Berishën. Do merremi ne vetë me çështjen tonë të brendshme, po nuk është halli i shqiptarëve”. 

Nga ana tjetër Kopliku nënvizon se statute është i qartë dhe se do ta kërkojë këtë në forumet e PD-së: 

”Një kryetar që humb zgjedhjet duhet të japë dorëheqjen. E thotë neni. Është krejt e thjeshtë po e thotë neni. Kjo do thuhet në forume dhe unë do ta them”.

pd tedi kopliku-berisha berisha dorëheqje

Lini një Përgjigje