TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Shtator 2024, 13:20

Kandidati për kryeministër i PD, Berisha u shuan shpresat Bardhit me shokë: Kush të dojë të më sfidojë pas zgjedhjeve

Shkruar nga Pamfleti

Kandidati për kryeministër i PD, Berisha u shuan shpresat Bardhit me

Kreu i Partisë Demokratike, pasi ka dalë nga ambientet e SPAK, ku u mor si i pandehur për aferën ‘Partizani’, dha një deklaratë për mediat. I pyetur nga gazetarët nëse do të jetë ai kandidati për kryeministër, Berisha u ka shuar shpresat emrave të cilët po qarkullojnë për të marrë drejtimin e partisë dhe për të kandiduar në zgjedhje, si Gazment Bardhi. 

Ai tha se do të kandidojë për kryeministër, pavarësisht se ndodhet në arrest shtëpiak.

Berisha: Unë kam dhënë një përkufizim, pas fitores së zgjedhjeve do të ketë një garë për kryeministër. Cilido që dëshiron të vijë ta sfidojë Sali Berishën.

Në zgjedhje do të jeni ju? Lideri i fushatës do të jeni ju?

Berisha: Pa diskutim. Edhe i fitores.

Para mediave, Berisha tha: “Dy gjëra: deklarova se kjo është një piramidë fund e krye mashtrimi. E dyta, vizitova pjesën muzeale të “SKAPI”-it, ku gjendej ora 400 600 euro me diamante dhuratë e Edi Ramës, gjendej Ymer Lala tek i jepte Dumanit 1 milion euro për pyetjet që nuk i bëri; gjendej Taulant Balla që po merrte shpërblimin e Sule Çelës; gjendeshin horra që shkojnë nga gjykatësi në gjykatës duke i bërë forma të neveritshme presioni për t’i mbajtur peng ata; gjendeshin dokumentat nga Greqia të Irenës me 5 mbiemra që i ruante Dumani në kasafortë; gjendeshin 300 milionë euro të sterilizatorëve të Ramës e Beqajt; gjendeshin 300 milionë euro të Vilma Nushit; gjendeshin 4 miliardë euro të Ramës dhe Al Alabarit… Kjo është pra organizata më e rrezikshme kriminale në Shqipëri dhe Europë”.

Në fund, pas këmbënguljes së gazetarëve, Berisha pranoi: “Jam i pandehur. Më akuzojnë për 500 faqe mashtrime, mashtrime dhe mashtrime. Asgjë nuk ndryshon, është vazhdim i një hakmarrje politike dhe për mua nuk ndryshon asgjë”.

 

Lini një Përgjigje