TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Nëntor 2023, 21:47

Kaosi në sallë, Kuvendi asnjë hap pas: Flamur Noka ka kërcënuar me jetë një punonjës të Gardës

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi në sallë, Kuvendi asnjë hap pas: Flamur Noka ka

Buxheti 2024 u votua mes një kaosi ku në Kuvend u ndezën flakadanë dhe salla u përfshi nga tymi. Nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, në një intervistë e quajti aksionin opozitar të dhunshëm.

Në gjykimin e saj, disa njerëz e kanë humbur arsyen se për çfarë duhet të shërbejë qenia e tyre dhe ndjekin Sali Berishen.

“Disa njerëz e kanë humbur arsyen pse janë në Parlament dhe për çfarë duhet të shërbejë qenia e tyre në Parlament dhe ndjekin Berishën”, tha Felaj në A2CNN.

Lidhur me mënyrën se si Garda e Republikës ka reaguar përkundrejt veprimeve të deputetëve demokratë, Felaj tha se oficerët kanë qenë të përmbajtur duke zbatuar rregulloren.

Ajo madje shkoi më tej duke zbuluar se në një nga seancat plenare, ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka ka kërcënuar me jetë një prej punonjësve të Gardës dhe fëmijët e tij.

“Siguroj që Garda është gjithmonë në sallë për rendin dhe sigurinë. Ligji i Gardës e detyron që të bëjë këtë detyrë. Të sigurojë mjediset e Kuvendit të Shqipërisë dhe institucioneve të tjera kur ato cenohen nga veprime të dhunshme. Këtë ka bërë Garda duke u përmbajtur natyrisht në kryerjen e detyrës, pasi nuk është e thjeshtë të jesh proporcional ndaj veprimeve që bëjnë disa deputetë të opozitës. Nuk e di a e keni ndjekur sesi Flamur Noka kërcënon me jetë një nga anëtarët e Gardës. Kërcënon atë me jetë dhe fëmijët e tij. Punonjës janë goditur dhe janë kërcënuar me jetë në sallën e Kuvendit. Kjo nuk është me Partinë Socialiste, por është me punonjësit. Këto lloj sjelljesh ligji penal i penalizon,” tha ajo.

flamur noka kaosi në kuvend ermonela felaj

Lini një Përgjigje