
Pas tensioneve në seancën e sotme plenare, Berisha dhe Bardhi kanë thirrur mbledhje urgjente në Kryesinë e Kuvendit.
Mbledhja do të zhvillohet në orën 12:00 në sallën e grupit parlamentar.
Ende nuk dihet se çfarë vendimi do të marrë grupimi i deputetëve të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit që përbën shumicën e deputetëve të opozitës në Kuvend.
Njoftimi:
Të nderuar kolegë,
Sot në orën 12:00, ne sallën e grupit parlamentar ne Kryesine e Kuvendit, do të zhvillojmë një mbledhje urgjente të Grupit Parlamentar.
Lini një Përgjigje