TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Nëntor 2023, 11:00

Kapërceu kangjellat për t’u futur në Kryesi, Noka: Lindita mbrohet nga 100 gardistë

Shkruar nga Pamfleti

Kapërceu kangjellat për t’u futur në Kryesi, Noka: Lindita

Deputeti i PD, Flamur Noka i cili arriti të hynte në Kryesinë e Kuvendit, duke kaluar kangjellat akuzoi kryetaren e Kuvendit se po tenton të kthejë kuvendin në bunker.

Në një prononcim për mediat, Noka tha se Garda ka zbarkuar në Kryesi dhe se duket sikur po përballen me një bandë kriminale.

“Të shohim se çfarë dokumenti do të përpilojnë. Ndalojnë deputetët që të hyjnë në zyrat e tyre ku kanë mbledhje. Ne po përkojmë mbi çfarë urdhri nuk po lejohemi të shkojmë te ambientet e punës. Përveç se na ka shpallur armik Linda, nuk na lejojnë të futemi në zyra. Vetëm 100 gardistë janë të zyra e Lindës, sikur do e hamë. Është themeluar kështjella e Gardës që e mbron Lindën sikur ne jemi banda, trafiku dhe mafia dhe po mbrohet. Ku është parë kjo! Kjo është e turpshme, e neveritshme. E kuptoni se ku e kanë çuar këta demokracinë? Dhunë, terror, mbyllen në bunker. Ata mbyllen me hekura, a thua se ka ardhur mafia dhe krimi ndërkombëtar për të sulmuar Lindën!”, tha Noka.

 

noka lindita 100 gardiste

Lini një Përgjigje