TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Korrik 2026, 11:00

"Ke hall se të bëjnë me vezë kostumin e shtrenjtë"/ Balla i përgjigjet Bardhit: Plotëso kërkesën e protestuesve, çoje Saliun në burg

Shkruar nga Pamfleti
"Ke hall se të bëjnë me vezë kostumin e
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe homologu i tij në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi, u përfshinë në një debat të ashpër verbal gjatë seancës plenare, me në fokus protestën që po zhvillohet jashtë Kuvendit.

Bardhi akuzoi mazhorancën se kishte vendosur një perimetër të zgjeruar sigurie nga frika se protestuesit do t'ia bënin pis kostumin e shtrenjtë Ballës. Ky i fundit iu kundërpërgjigj duke ironizuar kreun e grupit demokrat dhe duke e ftuar të plotësonte, kërkesën e protestuesve për arrestimin e Sali Berishës.

“Sot kishe ardhur që në 8, herë e parë në histori që ma kalove. Sa i përket pjesës së kostumit, nuk e mbush dot as nuk e kënaq dot kostumin tim. Është keqardhje e madhe që kreu i grupit të PD, PD e vlerave të mëdha e përfundon diskutimin kështu. Kush është dallimi më i madh mes këtij grupi dhe atij. Ky grup parlamentar a s’ka vuajtur nga 12 qershor i 91 nga sindroma e Stokholmit, ju vuani. Ku i përdhunuari bie në dashuri me përdhunuesit. Doni t’ia plotësoni kërkesat protestuesve. Saliu në burg, plotësoja pra, çoje Saliun në burg. Ia plotëson dot kërkesën. Nuk të fut dot brenda kostumit tim se nuk më pëlqen”, tha Balla.

 

balla bardhi protestues kostumin e shtrenjte saliu nburg

Lini një Përgjigje