Në seancën e sotme të Komisionit të Sigurisë, deputeti i Partisë Demokratike Ferdinand Xhaferri i ka kujtuar Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha deklaratën e bërë disa kohë më parë të Kreut të SPAK Altin Dumani gjatë një seance në KLP.
Hoxha tha se nuk dëshiron të komentojë deklarantën, por theksoi se çdo gjë që politohet pengon procesin. Ndër të tjera ai u bëri thirrje deputetëve të mos e komentojnë.
Xhaferri: Si e vlerësoni ju si Ministër i Brendshëm deklaratën e Kreut të SPAK-ut Dumani, deklaratë zyrtare, e bërë në KLP. I cili ka deklaruar se kemi kufizuar bashkëpunimin me policinë dhe po zgjerojmë BKH sepse e kemi të provuar që drejtues të policisë bashkëpunojnë me krimin.
Hoxha: Unë nuk komentoj deklaratat e Kreut të SPAK-ut. Çdo gjë që politizohet nuk është në dobi të këtij procesi. Cfarë do gjëje që ne të bëjmë korrekt, më vjen shumë keq që politika e komenton, e prodhon dhe e rishet si një lajm që e ka prodhuar vetë.
Lini një Përgjigje